Ioana Pârvulescu PE0132
Libër i ri
Një rrëfim tërheqës mbi të shkuarën dhe përballjen me të ardhmen, i cili gërsheton disa zhanre njëherësh. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928228543 | |
Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta: mos është një vrasës makabër e serial, mos është një hajdut, një marsian, një mashtrues? Që ta mbajnë nën vëzhgim, vendosin t'i japin punë si gazetar, punë në të cilën, heroi ynë ia del mbanë më së miri. Falë syve të tij, por edhe të shumë personazheve të tjera, mjeshtërisht të formësuar, zbulojmë epokën e artë, shekullin e haresë së jetës, atëherë kur njerëzimi besonte në përparimin shkencor dhe në të ardhmen. Falë shkrimit elegant të Pârvulescu-t, hyjmë krejt natyrshëm në intimitetin e personazheve: doktori Margulis, njeri i mirë që pret më të varfrit në klinikën e tij; e bija Xhulia, e kredhur në lexime revistash dhe e etur për jetë e dashuri; Gavroshi, një rumun që njeh mirë rrugicat e fshehta të lagjeve të varfra të Bukureshtit; Niku, miku i ngushtë i të riut Zhak Margulis. Ne vizitojmë edhe zyrat e gazetave të mëdha, të zhurmshme të botës së atëhershme, me skandalet dhe prapaskenat e tyre: kjo është atmosfera në të cilën gazetari ynë “do të bjerë nga qielli”, para se të birësohet nga shoqëria e lartë e Bukureshtit. E falë këtij personazhi kryesor, këtij heroi “të ndryshëm”, i cili gjendet vërtet jashtë kohës e jashtë vendit, na paraqitet një botë paragjykimesh e mediokriteti lëndues. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.
Thanë për librin:
I bazuar në njohuri të shëndosha historike dhe kulturore të kohës që përshkruan, ky roman, i rrëfyer nga pikëpamjet e personazheve të ndryshme, na ka lënë një shije të plotë e të këndshme, me imazhet që ndjekin njëra-tjetrën si në një film. Trilli i romanit shfaqet disi më ëndërrimtar se realiteti i ngurtë me të cilin jemi mësuar, e megjithatë përjetojmë të njëjtat ndjenjat si personazhet, habinë, entuziazmin, kuriozitetin, pritshmërinë e lartë, frikën, humbjen dhe dashurinë. Scottish Review
Autorja di si të rrëfejë një histori, si një përrallë pranë një zjarri... Do të doja të mos mbaronte kurrë.
Europa liberă
Historik, fantastik, policor, sentimental; autorja mban mjeshtërisht të gjitha këto fije dhe na ofron një roman të hareshëm dhe të dëlirë.
Le Figaro
Ky roman i parë lë përshtypje shumë të mira sidomos falë fantazisë që përmban.
Le Monde
Pjesë nga libri:
... vijnë stuhitë mbi ne dhe nuk kemi si t’u kundërvihemi, fuqia e historisë së madhe nuk krahasohet me fuqinë tonë kundërshtuese, kjo vlen edhe për jetën vetjake. Dhe se në çdo faqe të historisë së botës bëjmë edhe ne një kërcim, si të pakontrolluar, ndërsa shansi ynë i vetëm është të lëshohemi në rrjedhë, por duke shfrytëzuar në maksimum makinerinë e ngjarjeve, për të mos mbetur poshtë, prapa. Të çapitemi me shpejtësinë e kohës, të kohërave, më saktë. Të përshtatemi më mirë sesa t’i kundërvihemi.
Ai i kujtonte asaj, ajo i kujtonte atij, lloj-lloj gjërash, në një dyluftim pa fund, nga i cili të dy dilnin të dërrmuar dhe më kokëfortë se më parë.
Faqe | 328 |
ISBN | 9789928228543 |
Titulli origjinal | Pegi |
Viti i Botimit | Prill 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Përkthyesi | Kopi Kyçyku |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.