Foleja e neperkave Shiko më të madhe

Foleja e neperkave

François Mauriac BDI0068

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

 Në gjuhën shqipe janë botuar nga François Mauriac romanet "Tereza Dekëru" dhe "Shkretëtira e dashurisë". Romani "Foleja e nepërkave" që po i jepet lexuesit vlerësohet si kryevepra letrare e François Mauriac. Më 1952, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi. François Mauriac vdiq në Paris më 1 shtator 1970.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992731605

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje, që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë deri në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...

Kjo kronikë e një familjeje nga Bordoja ofron të papritura. Në katin e parë të një ndërtese, që është pronë e tij, në një dhomë të këndshme plot dritë, një plak qëndron në pritje të vdekjes. Ai e pret me padurim, pasi e sheh si një formë hakmarrjeje. Më në fund do i shpërblehen dyzet vitet e zemërimit pasi nuk do i japë të drejtën e trashëgimisë familjes së tij, duke i shkruar një letër hakmarrëse. Më në fund do e lerë të lirë zemrën e tij, "këtë fole nepërkash" [... ] të ngopur nga vreri i tyre. Kjo është përditshmëria e një njeriu në fund të jetës. Ai vëzhgon familjen, që pret vdekjen e tij për të marrë trashëgiminë. Ky është rasti kur ai mund t'i shkruajë të shoqes për arsyet e urrejtjes që e shtynë t'i kundërvihet familjes. Një letër e gjatë nga një burrë plak në prag të vdekjes.

Një letër gruas, të cilën e urrente. Nuk e dimë përse, por do e zbulojmë shumë shpejt, pasi në shtratin e vdekjes ai po përgatit hakmarrjen e vet. Menjëherë pas kësaj, ai shkon në fillimet e martesës së tyre duke përmendur dashurinë që ndjenin për njëri-tjetrin dhe interesat e përbashkëta që i lidhnin. Pak nga pak letra bëhet prekëse dhe joshëse.

Duke iu afruar fundit, ai i rrëfen asaj se njeriu për të cilin të tjerët thoshin se nuk ishte në gjendje të dashuronte, në të vërtetë është i mbushur me dashuri...

Të dhëna

Faqe166
ISBN9992731605
RedaktoriPetrit Ymeri
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiVandush Vinçani