Raimonda Belli Gjencaj A-008880
Libër i ri
Romani ka patosin dhe dramacitetin e një vepre epike, që synon të rrokë ngjarje epokale historike dhe t'i japë ngjyrimin e duhur artistik dhe emocional. Shkrimtarja është mjeshtre e vërtetë në krijimin e atmosferës së kohës së përshkruar në roman.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366450 | |
Romani ka patosin dhe dramacitetin e një vepre epike, që synon të rrokë ngjarje epokale historike dhe t'i japë ngjyrimin e duhur artistik dhe emocional. Shkrimtarja është mjeshtre e vërtetë në krijimin e atmosferës së kohës së përshkruar në roman.
Romani Koha në mes ka në qendër jetën e një familjeje shqiptare të kamur, nga ato që fill pas vitit 1944 u konsideruan të deklasuara dhe iu sekuestruan pasuritë.
Protagonistët e romanit janë përfaqësuesit e katër brezave të familjes Terziu, jeta e të cilëve shpaloset në mënyrë kronologjike në faqet e romanit me një realizëm dhe dramacitet të fuqishëm.
E shkruar në stilin e romanit klasik, vepra është e shtrirë në kohë dhe ka ngjarje të shumta që përbëjnë thelbin e tij, si dhe sfondin ku zhvillohen ngjarjet.
Ato janë ngjizur në mënyrë të natyrshme në fabulën e tij dhe gërshetohen me fatet e personazheve kryesore dhe episodike, që janë të shumta dhe krijojnë një tablo të plotë të ngjarjeve në tri periudha historike kulminante të popullit shqiptar.
| Faqe | 528 |
| ISBN | 9789928366450 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t'ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundit.
Romancierja e njohur Raimonda Belli Gjençaj vjen me një libër të ri, - kësaj radhe për fëmijë, i shkruar në vargje, në 3 gjuhë: shqip – anglisht – italisht. Ky libër është i ilustruar nga Endri Beqo. Libri është për lexues të grupmoshës nga 3 - 10 vjeç
Ligësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamundur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.