Nomeja e Largët Shiko më të madhe

Nomeja e Larget

Faik Ballanca BO0032

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-79-9

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne."

Ismail Kadare

"Letërsia e Faikut është e thjeshtë dhe e çiltër. E mençur dhe fjalëkursyer. E mbushur me dashuri. E mbushur me dhimbje. Duke luajtur në fushën më të rrezikshme për suksesin, siç është jeta e përditshme pa maja, Faiku tregon se është shkrimtar i kualiteteve të larta."

Vath Koreshi

"Mundësia (e Faik Ballancës) për të hetuar tinguj dhe ngjyra dramatiko-poetike te gjërat që i kemi pranë dhe përherë para syve. Është shkrimtar me afinitet të theksuar për të befasuar, pra sipas filozofisë "veza e Kolombit"."

Ali Aliu

"Faik Ballanca i qëndroi besnik vetes, sepse e dinte se shkrimtari nuk ka një vdekje, se shkrimtari ka edhe një vdekje të dytë, më të tmerrshme se e para, vdekjen e pasvdekjes."

Nasi Lera

"Nëpërmjet një përzgjedhjeje të përcaktuar saktë e qartë të materialit jetësor, nga dy periudha kohore të ndryshme dhe ndër- thurjes së tyre në mënyrë origjinale, Faik Ballanca ia ka arritur të realizojë me sukses një kohezion ideor mes së shkuarës e të tashmes."

Spiro Gjoni

"Faiku ishte nga ata njerëz që punonte me një përkushtim prekës për përsosjen absolute të mendjes dhe të shpirtit të vet."

Helena Kadare

Mbi autorin

Faik Ballanca lindi dhe vdiq në Tiranë në një familje intelektuale të ardhur nga Dibra e Madhe. Pasi kreu gjimnazin dhe mbaroi Fakultetin Histori-Filologji (dega e gazetarisë), punoi gazetar e redaktor në gazetën "Zëri i Rinisë" dhe në revistën letrare "Nëntori" të LSHASH-së.

Që nga viti 1962 nisi të botonte tregimet e para dhe të përkthente e të botonte prozë nga gjermanishtja, italishtja e frëngjishtja. Edhe pse e ndërpreu krijimtarinë letrare në moshë të re, F. Ballanca arriti të krijonte individualitetin e veçantë si shkrimtar i vërtetë i mirënjohur, në sajë të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit krijues.

Të dhëna

Faqe312
ISBN9928-186-79-9
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2015
Tipi i publikimitLibër