I ri Larg syve Shiko më të madhe

Larg syve

Paolo Di Paolo A-007979

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Asgjë s’na bashkon më shumë se të qenit bij. Larg syve është një deklaratë dashurie ndaj pushtetit të letërsisë, aftësisë së saj për t’iu avitur të vërtetave përndryshe hermetike. Duke rindërtuar me fuqinë mjeshtërore të krijimit të imazhit që rrëfimtaria ngërthen në vetvete panjohshmërinë e një lindjeje, arsyet e një largësie, Paolo di Paolo arrin të përmbysë largësinë nga zemra që lë të kuptojë titulli. Një histori rreth peshës së rrënjëve, rreth faktit se si bëhemi vetvetja. 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306329

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tri histori të ndryshme, i njëjti qytet - Roma në fillim të viteve tetëdhjetë - dhe i njëjti fat: të reshtësh së qeni thjesht bij, të bëhesh prind. E megjithatë Luçiana, Valentina dhe Sesilia nuk janë të sigurta që e dëshirojnë, ndihen të brishta, të luhatura. Ashtu siç janë të trazuar, të tëhuajtur, të rrëmbyer pas ëndrrave të tyre etërit. A mund të kthehesh mbrapsht, të hiqesh sikur asgjë s’ka ndodhur, të heqësh dorë nga një ngjarje e shënuar që të përfshin të gjithin si një shkulm i papërmbajtshëm?

Luçiana punon në një gazetë që i ka orët e numëruara. Rend, është gjithnjë me vonesë, burri që dashuron ndodhet larg. Valentina është shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të mesmen, me mendjen top se kur të rritet do të bëhet psikologe. Me të vënë re që ka mbetur shtatzënë, nuk i flet më Hermesit, djalit me të cilin ka qenë e lidhur për disa muaj dhe që tani sillet krejt mospërfillës. Sesilia jeton midis një shtëpie të zaptuar dhe rrugës, mban një kasketë të kuqe dhe tërheq një qen për rripi. Një mbrëmje kthehet te Gaetanoja, në rostiçerinë ku punon: asgjë s’kërkon prej tij, veç një nder të fundit. Libri tjetër i botuar në shqip nga Botimet Dudaj: “Dërgomë shumë jetë”.

REIVEWS

“Një ndër shkrimtarët më të mirë të vendit tonë.”

- Wlodek Goldkorn, L’Espresso

“I shkëlqyer, i paparashikueshëm, origjinal.”

- Florence Noiville, Le Monde

Të dhëna

Faqe220
ISBN9789994306329
RedaktoriKlaudia Metani
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanPsikologjik