I ri Do të të jap diellin Shiko më të madhe

Do te te jap diellin

Jandy Nelson BOT0102

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është rrëfimi i madh, SHPËRTYHYES, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia.” Autorja e romanit “Qielli është kudo” edhe me këtë roman do t’iu lërë pa frymë, do t’iu përlotë, pse jo edhe do të qeshni nganjëherë. Romani listohet ndër më të vlerësuarit e komunitetit të lexuesve të Goodreads (me 4.14 yje)

Më shumë detaje

346 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002013

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy.

Por, tre vjet më vonë, kur ishin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Xhudi dhe Noa mezi flasin mes tyre. Ka ndodhur diçka që i shtyu binjakët në drejtime e rrugë të kundërta... derisa Xhudi njeh një djalë hokatar e të bukur, por edhe dikë tjetër, një forcë të re e të paparashikueshme në jetën e saj.

Vitet e para janë historia e Noas. Vitet e fundit i përkasin Xhudit. Ajo që nuk kuptojnë binjakët është se secili ka vetëm gjysmën e historisë dhe, nëse e gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, do të kenë mundësi të ribëjnë botën.

Ky roman rrezatues nga autorja e vlerësuar me shumë çmime Jandy Nelson, do t’ju lërë pa frymë, do t’ju bëjë të përloteni e të qeshni njëkohësisht.

 

“Një roman i egër, i bukur dhe TEPËR PREKËS. Shkrimi i Xhendi Nelsonit është aq elektrik, aq i gjallë, saqë faqet e saj ndritin në errësirë.”

- Ransom Rigs, Autor i librave më të shitur sipas New York Times, “Shtëpia e zonjës Peregrin për fëmijët e çuditshëm” dhe “Qyteti i zbrazët”

“Xhendi Nelsoni është një talent i rrallë shpërthyes. Proza e saj është E GJALLË, MARRAMENDËSE dhe PLOT PASION, duke na kujtuar pse fjalët mund ta ndryshojnë botën.”

- Tahereh Mafi, Autori më i shitur sipas New York Times i serisë “Më shkatërro”.

Nelsoni ka thurur një roman që të hyn deri në palcë si zjarri në një ditë të ftohtë... “Do të të jap diellin” është një libër që premton një histori SI ASNJË TJETËR dhe e mban këtë premtim.”

- Garret Greymann Weyr, autori i librit “Rrahje zemre” fitues i çmimit Printz Honor

“Është një histori MAHNITËSE, e thurur ME ART. E ndjeva deri në zemër fundin e paharrueshëm. MADHËSHTOR.”

- Nova Ren Suma, autore e “Vajzat imagjinare: dhe “17 dhe e ikur”

“Libër i jashtëzakonshëm! NUK KAM LEXUAR TJETËR SI KY. Personazhet lirike, të veçanta, pasiononte, magjike, tragjike e plot shpresë të Nelsonit fluturojnë nga faqet drejt e në zemër.”

- Nancy Garden, autore e “Ani në mendjen time”

“Më pëlqen ky libër. Xhendi Nelson është HEROINA IME E RE E LETRAVE. Lexojeni. Do të bëhet edhe e juaja.”

- Holly Goldberg Sloan, autore e librit më të shitur sipas NewYour Times, “Numëro me nga 7”.

Të dhëna

Faqe364
ISBN9789928002013
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimeTaulant Hatia
RomanPsikologjik