I ri Virgjëresha holandeze Shiko më të madhe

Virgjeresha holandeze

Marente de Moor BDI0224

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman mistik në raportin e dashurisë së Janës me mikun e ngushtë të të atit, e vendos këtë roman në një raport përvojash kontradiktore dhe çoroditëse. Mjeshtria e rrëfimit, sidomos në këtë vepër, e çon autoren Marente de Moor në majat më të larta të letërsisë holandeze dhe në vitin 2014 mori çmimin europian për letërsinë. Kjo vepër është përkthyer në 11 gjuhë

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928 217370

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë. Ai do të ndihmojë Janën të përsosë aftësitë në këtë sport të dashur për të. Por Jana bie në dashuri me Egonin, tërheqës, joshës dhe për më tepër misterioz.

Një histori për dashurinë dhe humbjen e pafajësisë? Virgjëresha holandeze është shumë më tepër se sa kaq. Rinia e të atit, e vërteta e marrëdhënies së tij me Egonin në një kohë të largët, gjatë Luftës së Parë Botërore, rrugëtimi i Janës drejt rritjes janë përvoja kontradiktore dhe çoroditëse. Kodi aristokrat i nderit, me nocionin e vet të kurajës dhe heroizmit, nuk ka më vlerë. Nazistët janë te porta: bota po ndryshon: një periudhë barbarie nis. De Moor risjell atmosferën e trazuar të një epoke si një pikë kyç në histori, duke përshkruar me nota të gjalla pasiguritë dhe tensionet që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore.

Të dhëna

Faqe282
ISBN9789928 217370
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Shala
RomanSagë&Histori