Salman Rushdie BD0105
Libër i ri
“Magjistrica e Firences” është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit. Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994302512 | |
RRETH LIBRIT
Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten “Mogor del’Amore” (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber. Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze, “Zonjë Syzeza”, dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë. Në fillim, princeshën Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe, më në fund, bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj. Dhe atëherë fillojnë telashet.
“Magjistrica e Firences” është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit. Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave.
Por a është e vërtetë historia e Mogorit? Nëse po, çfarë i ka ndodhur princeshës së humbur? E nëse Mogori është gënjeshtar, a duhet të vdesë ai?
| Faqe | 376 |
| ISBN | 9789994302512 |
| Titulli origjinal | Dudaj |
| Viti i Botimit | 2012 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ilir Baçi |
| Roman | Mister&Thriller |
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.”
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre...
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
Ngjarjet e vendosura në një mjedis lindjes populluar nga magjistarë dhe kafshë magjike fantastike, përrallat klasike për fëmijë të Salman Rushdie kanë të njëjtën imagjinatë si Udhëtimet e Guliverit, Liza në botën e çudirave dhe Magjistari OZ.
Salman Ruzhdi kësaj radhe është fokusuar tek romanet e krimit – thrillerit, të kombinuar me pasionin. Vrasja e Maks Ofulsit, një njeri me vlera të jashtëzakonshme, ish-diplomat amerikan dhe shef i antiterrorizmit të SHBA-ve ngjall shumë mëdyshje për natyrën e krimit. Por, ccfarë ndodh në fund? Paralelisht zhvillohet edhe një histori dashurie fataliste....
“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
In a tour-de-force that is a modern masterpiece about the quest for love and family, Booker Prize-winning, internationally bestselling author Salman Rushdie has created a dazzling Don Quixote for the modern age.
It is also a deeply moving reminder of literature’s capacity to make sense of the unthinkable. This an intimate and life-affirming meditation on life, loss, love, art – and finding the strength to stand up again.