I ri Cmim i reduktuar! Klouni Shalimar Shiko më të madhe

Klouni Shalimar

Salman Rushdie BD0527

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Salman Ruzhdi kësaj radhe është fokusuar tek romanet e krimit – thrillerit, të kombinuar me pasionin. Vrasja e Maks Ofulsit, një njeri me vlera të jashtëzakonshme, ish-diplomat amerikan dhe shef i antiterrorizmit të SHBA-ve ngjall shumë mëdyshje për natyrën e krimit. Por, ccfarë ndodh në fund? Paralelisht zhvillohet edhe një histori dashurie fataliste....

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët456
ISBN9789994305230

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme, e vetëquajtur Klouni Shalimar.

Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale, dhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës.

Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni. Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës - dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë.

Duke qenë historia e një dashurie të thellë, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët456
ISBN9789994305230
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEngjëllushe Shqarri
RomanMister&Thriller