Furia Shiko më të madhe

Furia

Salman Rushdie BD0401

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999433350X

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas Fëmijëve të mesnatës, ku Bombei përshkruhet me imtësi, asnjë vend tjetër nuk është kapur kaq fort dhe kaq saktësisht nga pena e shkrimtarit qysh atëherë. Malik Solanka, filozof dhe kukullabërës i jashtëzakonshëm, një ditë heq dorë nga jeta e vet, e braktis familjen pa thënë asnjë fjalë dhe largohet nga Londra për t'u vendosur në Nju-Jork. Brenda tij mbretëron furia dhe ai druhet se mos bëhet i rrezikshëm për ata që dashuron. Mbërrin në Nju-Jork në një kohë bollëku të paparë, në kulmin e kamjes dhe të pushtetit të Amerikës, ku kërkon të "fshijë" vetveten. "Hamë, Amerikë", - lutet ai, - hamë dhe falmë qetësinë!" Por ngado e rrethon furia. Shoferë taksish që shpërthejnë në fjalë të ndyra. Një vrasës serial, që i vret vajzat me një bllok betoni. Rreth e rrotull vetëm sherre dhe grindje metropoli. Ndërkohë mendimet, emocionet dhe dëshirat e tij arrijnë nivele çmendurie. Një biondinë e gjatë me sy të blertë e pret në këtë qytet. Sikurse edhe një vajzë tjetër, me të cilën do të bjerë në dashuri dhe do të tërhiqet drej një furie të një tjetër lloi, rrënjët e së cilës fshihen në anën tjetër të botës. Fragment nga libri Furia seksuale, edipale, brutale, politike, magjike na çon në lartësitë më të shndërritshme dhe në thellësitë më të zymta. Kështu jemi gatuar, kështu e qytetërojmë veten për të fshehur kafshën e tmerrshme njerëzore brenda nesh: të ekzaltuari, të gjithëfuqishmin, vetëshkatërruesin, të papengueshmin zot të krijimit. E ngremë njëri-tjetrin në lartësitë e gëzimit. E shqyejmë njëri-tjetrin gjymtyrë pas gjymtyre."

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe286
ISBN978999433350X
V. Bot2005
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir I. Baçi