I ri Historia e agjentit te fbi ne tirane Shiko më të madhe

Historia e agjentit te fbi ne tirane

Alfred Lela A-007588

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Më shumë se te dënimi, çelësi i historisë së Charles McGonigal-it gjendet te një pjesë e monologut përmbyllës të prokurorit federal, Scotten, në gjykatën e New York-ut. “Armiqtë tanë kanë armë dhe e dinë se ku mund të blejnë të tjera. Ajo që ata nuk kanë është shteti ligjor. Ne e kemi.”

Pastaj erdhi fjalia, që mund të shërbente edhe si hyrje në një histori që kishte nisur gjashtë vjet më parë, dhe mijëra kilometra larg asaj salle gjyqi.

“Ky [shteti ligjor] është çka McGonigal-i u përpoq të shiste.”

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Politiko
ISBN9789928481924

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 

Në verandë, pikasin Taulant Ballën, shef i deputetëve socialistë, Aqif Rakipin, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Një dorë e ngritur nga tavolina i bëri shenjë Ndroqit që t’u bashkohej, por ai shpjegoi se ishte me njerëz të tjerë.

Kërkesa u përsërit edhe në dalje dhe Ndroqi nuk refuzoi. Agron Nezën mezi e njohu. Jo vetëm se, nga takimi i parë dhe i vetëm me të, kishin kaluar tashmë katër vite. “Agjenti” i FBI-së kishte lënë mjekër, kishte shtuar peshë dhe humbur flokë.

Gjatë bisedës, sërish ngriti krye e njëjta kërkesë, e bërë në zyrë para katër vitesh, kësaj here e ripaketuar. Meqë po punonin me Rakipin për ta hequr nga “lista e zezë”, pse jo, të mos angazhoheshin edhe për të.

Dorian Duçka i kërkoi takim një deputeti shqiptar, diku nga mesi i vitit 2025, pak pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të fituara maksimalisht nga Partia Socialiste e Edi Ramës, dhe po maksimalisht të kontestuara, si farsë elektorale, nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Duke përdorur si ndërmjetës një të njohur të përbashkët, lobisti “u ul” me ligjvënësin e ri, edhe pse ai vinte nga një parti kundërshtare e Ramës, lidhje e të cilit ishte Duçka. Një person i afërt me palët tregon se lobisti i kërkoi deputetit një favor: të mos ia përmendte emrin publikisht në lidhje me “çështjen McGonigal”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe210
ISBN9789928481924
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip