I ri Ferri i fjetur Shiko më të madhe

Ferri i fjetur

Flutura Açka MEP0016

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Pas suksesit te jashtezakonshem me romanin “Biri”, por edhe me libra te tjere, autorja Flutura Açka vjen me nje tjeter proze te fuqishme, duke reflektuar mbi krizat e pareshtura qe po kalon shoqeria shqiptare, Ferri i fjetur. Ky roman është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë ndaj tokës sate, për fuqinë e përshtatjes dhe të pasurimit të identitetit, të frymëzuara pareshtur nga substanca më e bekuar e kësaj bote të gjallë: Liria.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

TRE SHQIPTARË të diasporës së re, të larguar pas kapërcyellit politik të 1990-s, miq të vjetër qysh nga fëmijëria e tyre, vendosin të festojnë së bashku 50-vjetorin e lindjes, si dikur në fqinjërinë e tyre.

Ata takohen në qytetin italian të Firences në një ditë qershori të vitit 2016. Por, në jetën e tyre, edhe pse jashtë atdheut, përzihen gjurmët e së shkuarës nën diktaturë, ecejaket mes dy atdheve të tyre dhe beteja e epërme mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar.

Ashtu, si fshehtas, takimi në Firence do të ruajë për ta befasi tronditëse.

A do të mbeten miq edhe pas këtij takimi miqsh, i cili do të mbajë peshën e një takimi me historinë e atdheut të tyre?

Jetët e tre personazheve të kësaj historie dhe e shumë të tjerëve që lidhen me ta, dhe ngrenë një rrëfim sa magjepsës, aq edhe realist, është shkasi autorial për të parakaluar në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të Shqipërisë në pesëdhjetë vitet e fundit.

Të dhëna

Faqe298
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri