
Flutura Açka ka lindur në Elbasan në vitin 1966. Ajo është poeteshë, shkrimtare, botuese dhe politikane; së fundi, deputete e PD-së. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 në Universitetin e Elbasanit.
Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.
Në vitin 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese Skanderbeg Books, me qendër në Tiranë.
Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.
Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare.
Romani “Biri” u shpall libri me i mire i vitit 2020 nga Bukinist.al ne kategorine “Romani shqip”. Me kete roman autorja eshte vleresuar me cmimin e pare edhe nga Ministria e Kultures. Tashme, autorja ka disa romane: Kryqi i harreses, Kukullat nuk kane atdhe, Biri, Te ftuar ne rrethin e dhjete. Ne vitin 2022 ka botuar edhe librin me tregime “Tulipane te vonuar”.

Pas suksesit te jashtezakonshem me romanin “Biri”, por edhe me libra te tjere, autorja Flutura Açka vjen me nje tjeter proze te fuqishme, duke reflektuar mbi krizat e pareshtura qe po kalon shoqeria shqiptare, Ferri i fjetur. Ky roman është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë ndaj tokës sate, për fuqinë e përshtatjes dhe të pasurimit të...