I ri Tridhjetë e tre çaste për të jetuar Shiko më të madhe

Tridhjetë e tre çaste për të jetuar

Panos Vasileiou OMBRA0419

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Thanoja është i papërsëritshëm. Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues,
mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arësyeja që e bën këtë roman tërheqës
kaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis nga
skajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978-9928-06-453-0

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Thanoja është i papërsëritshëm. Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues,
mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arësyeja që e bën këtë roman tërheqës
kaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis nga
skajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj.

Në atë kohë, kisha lidhje erotike me Meduzën, një grua me të cilën kam shkuar shumë herë në të shkuarën dhe shumë herë ishim prishur. Aq shumë e kisha identifikuar me ndarjen dhe humbjen, sa që në ditarin tim e quaja “Nimfa e ndarjeve”. Si “psikolog i mirë”, kisha shtuar gjithashtu edhe një përshkrim të tipareve kryesore të personalitetit të saj. Pata shkruar: “Frymëzimin për ta pagëzuar me emrin Meduza, dhe jo ndonjë emër tjetër të zakonshëm të krishterë, e kisha nga tezja e saj që merrej me teatër. Ky emër i shkon. Tezja ishte për të si një lloj mbrojtësi që dhe mund të kishte parashikuar zhvillimin e saj ose vetë emri mund të ketë funksionuar në mënyrë magjike si katalizator dhe të ketë formësuar atë lloj karakteri. Në rastin më të mirë, ajo është jashtëzakonisht joshëse, tërheqëse dhe pasionante në çdo gjë që bënte, dhe në rastin më të keq është hakmarrëse, xheloze dhe keqdashëse, deri në vrasjen e foshnjave”. Marrëdhënia jonë ishte plot pasion, e tillë që përballej me ndarje dhe ribashkime të njëpasnjëshme, e mbushur me dramë dhe teprime, duke ushqyer vazhdimisht epshin për hidhërimin e fundit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN978-9928-06-453-0
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiIsida Foçi