Rekorde shpirti Shiko më të madhe

Rekorde shpirti

Xhevahir Lleshi A-004458

Libër i ri

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928261939

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Sa fjalë të bukura shqiptohen në kishë», mendonte Sajmir Strati.

Do të ishte ideale që një nga fasadat e mëdha të katedrales «Nëna Terezë» të bëhej ky mozaik. Nuk mendoj kurrgjë tjetër. Figura e madhe, madhështore, në një lutje të nxehtë me zë të ulët. Dhe kori këndon, kori i grave të holla, me pamje ngasëse, fshehur bukur në buzagazin e çmendur e fin, të bëjnë të mendohesh thellë. Ato krijojnë atmosferën që lutja të ndihet, të përcillet tek fëmijët e pangrënë, të gjymtuarit, të lodhurit, të pashpresët...

Nënë Tereza shtrëngon duart me përulësi të mrekullueshme, një pikë loti në faqet e rreshkura ku ndihet fort që luftonte thellë e pa pushim. Gjithçka kullonte si ujë. Ç’ndodh, thotë me vete Nëna e Shenjtë, a do të mundem vallë që kjo lutje të pranohet?

Po sikur të mos jetë e mundur? Si do të jetë e mundur, momentin e duhur, pëshpëriti një lutje tjetër, i duhet madje të mbahet më fort tek mendimi i ngulitur, sikur t’ia dinim vlerën dhe ta duronim, do të ishte më bukur, do të luhej ende po ai rol i shpifur në teatër, meqenëse i është mbushur mendja se vetëm me lojë mund të shtyhet jeta...

E tërhoqa paksa fillin e arsyetimit në mënyrë të çuditshme dhe vijonte të pyeste me zë të ngashëryer: Për kë flasin njerëzit atje, për kë? Ja, për atë që ndihem më ngushtë, që i mbaj qerpikët ulur, sikur të lutesha në të ftohtë, që pika të mbetet e tkurrur sa s’ka mu në lule të ballit, të mendimit...

Dhe mbetet e kredhur rëndë pa sy e pa veshë, e ngrirë në formën e lutjes...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe310
ISBN9789928261939
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë