I ri Nën lëkurë Shiko më të madhe

Nen lekure

Sindi Dobi BO0248

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sindi Dobi i bën adoleshentët të gjejnë copëzat e humbura të vetes, t’i bashkojnë në një dhe të krijojë një magji duke i kthyer në identitet. Ky libër të ndryshon jetën, lexoje siç duhet.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari. Kjo është sfida më e madhe e Sindit e cila ka punuar për këtë libër me pasion duke lënë pas mëkatet veta artistike dhe duke u bërë njësh me shpirtin.

Ky libër është bota e një adoleshenti që po lufton për lirinë dhe Sindi ka futur brenda gjithçka që jeta i mësoi. Shqipëria është vendi ku takimi me një psikolog të kategorizon në mënyrë të drejtëpërdrejtë si një i sëmurë mendor dhe përqasja me një të tillë në shkollën e mesme të vështi- rëson jetën në komunitet, por jo brenda vetes tënde.

Në këtë libër përshkruhet nevoja për të shprehur atë çfarë je pa u ndikuar nga askush. Ajo rrëfen sprovat që kalon një i ri shqiptar në periudhën më të vështirë të jetës ku karakteri mund të ndryshojë nga çdo situatë apo njëri që takon. Sindi rrëfen një botë ndryshe, të një fëmije normal të cilën dashuria për të panjohurën e ndryshon dhe e bën më të vogël se çfarë është në dukje, por më të madhe në shpirt. Ajo flet duke numëruar, ëndërron duke besuar dhe qesh duke jetuar.

Sindi sfidon të rriturit, pri- ndërit, fëmijët me rrëfimin e saj sa të vërtetë aq dhe imagjinar duke i bërë prindërit të kuptojnë që një fëmijë mbi të gjitha ka nevojë të jetë ai që është pa u ndrydhur.

Sindi i bën adoleshentët të gjejnë copëzat e humbura të vetes, t’i bashkojnë në një dhe të krijojë një magji duke i kthyer në identitet. Ky libër të ndryshon jetën, lexoje siç duhet.

Flogerta Krypi

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe112
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik