I ri Dhunë e dhunti Shiko më të madhe

Dhune e dhunti

Enit Karafili Steiner PE0176

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori dashurie e trazuar dhe e torturuar mes ndjenjave të detyrës, dëshirave shpirtërore dhe brerjes së ndërgjegjes.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.

Të lidhur ngushtë, jo vetëm përmes kapilarëve të hollë të gjakut, fëmijërisë dhe ëndrrave të tyre, përjetësisht të pandashme, mes tyre futet shpirti i një gruaje. Tesa, "e marra mish e thua e të vëllait", do të trondisë marrëdhënien e tyre, duke i larguar, por edhe duke i ngërthyer keqaz me njëri-tjetrin. "Vala" e fatalitetit do t'i rrëmbejë në vorbullën e vet të tria qeniet, sidomos pas një aksidenti tragjik që do të pësojë Maksi, duke i mbajtur pezull mes "dhunës e dhuntisë".

Kritika

Arma kryesore e Enit Karafilit është njohja shumë e mirë që ka për letërsinë... [...] Ajo përshkruan thjesht, pa ngarkesa jetën pas '90. [...] Ka një prozë të këndshme, që lexohet rrjedhshëm, pa patetizma, rrëfen ngjarjet realisht siç kanë ndodhur.

Agim Baçi

Fragmente nga libri

1) Prania e saj e pat përmendur, i kish shkundur rehatinë e rrugës së shkurtër, i kish kujtuar se detyra dhe qejfi i nënshtrohen logjikës së fundësisë; se një qejf i tmerrshëm u vinte njerëzve më për shtat se një tmerr pa qejf.

2) Oh, Sartre. Ferri jane të tjerët, thua ti. E pse pra, ndërsa këta të dy puthen e fërkohen, unë trazohem nga e bukura? Sepse s’e kam? Me vret tirania e krahasimit? A mos është faji i tyre që,

kur i shoh rrokur gjoks më gjoks, dua të jem ata? Ata as kanë vënë re, që po i shoh e po grishem prej tyre. Jo, jo, Sartre, mon vieux! L’enfer c’est moi.

3) Oqeani tregon historinë e një djali indian, brengën për lamtumirën e pathënë. Oqeani sjell në breg të mirat e të ligat. Më kujton, kur dua të harroj. Sa herë kam matur fuqitë me forcën që ndan fatet tona dhe i jam lutur: ma shtro para gjithë të keqen që më ke taksur, lëmë ta pi njëherë e mirë gjithë dhimbjen si një kupe melhemi zeher. Dhe po të jem më e fortë se ajo gosti e kobshme, pastaj më shtro të mirat.

Të dhëna

Faqe160
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik