I ri Ylber hëne Shiko më të madhe

Ylber hene

Emmanuelle Pagano PE0138

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman jashtëzakonisht prekës dhe emocionues mbi kujtesën, dhimbjen dhe dashurinë.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228581

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.

Shtëpi që ngjajnë me “fermën e fundit”, ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj. Atëherë, Adela ishte një djalë i vogël ose më saktë “një vajzë në trupin e një djali”. Kur u kthye në qytezë, pas operacionit të saj, askush nuk e njohu. Njerëzit e mirëpritën dhe i dhanë punë. Ajo tashmë punon si shoferja e autobusit të shkollës, merr e çon rreth dhjetë ëmijë e adoleshentë, disa vëllezër e motra, historitë e të cilëve përzihen me të sajën.

Vajzat e reja që ajo shoqëron me autobus janë një pasqyrë e dhimbshme: njëra ngjason shumë me adoleshenten që Adela do të kishte dashur të ishte, gazmore, sensuale, e dashuruar; një tjetër është një motër e madhe,shumë e kujdesshme ndaj vëllait të vogël. Adela nuk ka qenë kurrë motra e madhe.

Akseli, vëllai i vogël, nuk e kupton. U bënë dhjetë vjet që ai nuk pranon ta takojë e as t'i flasë, derisa një aksident në punë e detyron të shtrohet në spital. Bashkë me dorën, edhe diçka tjetër brenda tij është thyer e dialogu mes tyre nis sërish. Ky roman është analizuar edhe nga akademikë të ndryshëm ndërkombëtarë, që studiojnë përfaqësimet e transgjinorëve në kulturë. Ai është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë (2009), i çmimit Télérama/France Culture, i Çmimit Lavinal të Pranverës së Lexuesve, i Çmimit të Librarëve Francezë, i çmimit Marguerite Audoux, i çmimit Rosine Perrier e të tjerë.

 

Thanë për librin

Me “Ylber hëne”, Emmanuelle Pagano rrëshqet brenda gjarpërimeve të jetës familjare, fshikullimave sentimentale, dhe zbulon duelin e përjetshëm midis dashurisë absolute dhe keqkuptimeve.

Télérama

Një trup i vetëm për disa jetë... Pamjaftueshmëria e mbështjellës trupore rrëfehet si një dëshmi përvëluese.

Le Temps

Autorja ngre pyetje mbi vëllezërit dhe vëllazërinë, mbi dashurinë dhe gënjeshtrën, mbi jetën që na ikën dhe të rinjtë që janë plot jetë. Rrëfen për trupat që ndryshojnë, stinët që kalojnë dhe kujtesën që nuk shuhet kurrë. Ky roman i ndjeshëm dhe delikat gjen një epilog domethënës në një skenë mallëngjyese...

Livre et Lire

 

Fragmente nga libri

1) Unë e dija çfarë më priste kur vija në shtëpi, por s’prishte punë, isha aq mirë, thuajse e lumtur. Kurat me hormone, të lodhshme por të dobishme, më kthenin trupin tim përmes një shkrirjeje muskujsh të shkallëshkallshme që e vlerësoja para pasqyrës së madhe të korridorit. Ato ma kthenin atë trup, pikërisht atë trup për të cilin më kishte marrë aq shumë malli, saqë ndieja një dhimbje të gëzueshme midis këmbëve, te shpatullat pa mish (shtrembërohesha për t’i parë se si më në fund u dukeshin kockat), midis gjinjve të mi fillestarë. Im vëlla e shtynte me vrazhdësi atë trup femre që shpalosej në korridor. Për atë trup më kishte marrë malli prej aq shumë kohësh, saqë edhe sot, nganjëherë, ndiej mall, herë pas here, me jehona.

2) Prej dhjetë vjetësh, jetoj me gënjeshtrën midis maleve, por jo tamam. Prej shumë kohësh, nuk më hedhin më shikime si në fillim, thashethemet e fundit kanë shterur, e ndiej që më kanë pranuar në gjirin e tyre, më thërrasin me emrin që kam zgjedhur prej kohësh, në atë libër ku bëhej fjalë për përmbytje. Unë jam ajo që kam qenë gjithmonë, vetëm se nuk mund ta them.

3) Unë e di se si thashethemnaja do të përmbytë peizazhin, si shkrirja e borës, pa asnjë pengesë. Por do të jetë diçka e bukur, diçka e vërtetë, diçka konkrete, shumë konkrete, hap pas hapi.

 

Të dhëna

Faqe189
ISBN9789928228581
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat14x21
PërkthyesiEdmond Tupja
RomanPsikologjik