I vetmuari Shiko më të madhe

I vetmuari

Gerard Donovan BD0241

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga autori i librit Teleskopi i Schopenhauer vjen ky roman i bukur i dashurisë, letërsisë, izolimit dhe hakmarrjes së ngadaltë të një njeriu.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302369

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Eshtë ora tre e një çerek e një pasditeje vjeshte. Një krismë. E një gjuetari mbase. Shumë afër madje. Juliusi është duke lexuar, si gjithnjë, pranë sobës në barakën e tij në pyjet e Meinit, ku jeton i vetëm prej vitesh. Në barakën e tij janë stivuar 3282 volume, të gjithë të lexuara e skeduara me kujdes më parë nga i ati e pastaj nga Julius, i cili i kalon kështu ditët e tij që kur ishte fëmijë. E vetmja shoqëri është ajo e qenit të tij, Hobs, i cili, në çastin e krismës, nuk ndodhet pranë zjarrit, afër tij Qeni i tij është qëlluar nga gjahtarët nga pakujdesia apo mizoria? Kjo e çon Juliusin në një çmenduri të tejskajshme Befas, ai mbetet më i vetmuar se kurrë: kishte qenë ashtu edhe me babanë e tij, derisa vdiq; pastaj me Klerën, e cila e la për një tjetër burrë; dhe pastaj me Hobsin, që ia kishte lehtësuar dhimbjet pas largimit të Klerës. E tani edhe Hobsi po ikën përgjithmonë E fillon me një qetësi të jashtëzakonshme, rresht pas rreshti, por kjo ia lë vendin më pas një leximi të ankthshëm; ato pak faqe që i mjaftojnë Donovanit të shkruajë atë që është përcaktuar si një klasik modern: një rrëfim treditor, që shkakton tërmet te lexuesi. Pikërisht ashtu siç ndodh me klasikët e çdo kohe, me të cilët Juliusi gërsheton dialogun e tij të përditshëm në barakën e zhytur në dëborën dhe të ftohtin e madh amerikan.

Të dhëna

Faqe220
ISBN9789994302369
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTeuta Barbullushi