I ri Sfida në Bashkëpronësi Shiko më të madhe

Sfida ne Bashkepronesi

Isidor Koti IK0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Isidor Koti vjen me librin e dytë për administrimin e pallateve, pas një përvoje disavjeçare në drejtimin e mjediseve të përbashkëta në kryeqytet, si dhe studimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ në Shqipëri.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Emal

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kohët e fundit, po flitet gjithnjë e më shumë për administrimin dhe mirëmbajtjen e pallateve, si një domosdoshmëri në favor të bashkëjetesës qytetare në komunitet.

Bashkia e Tiranës ka trajnuar dhe pajisur me çertifikatë qindra administratorë në një listë që sigurisht do të zgjerohet gjatë muajve në vazhdim, edhe për shkak të nevojave në rritje për këtë profesion që aktualisht është i parregulluar, ashtu si shumë të tjerë.

E ndërsa ky projekt po merr jetë dhe po zvillohet, Dr. Isidor Koti, sapo ka botuar librin e tij të dytë në këtë fushë me titullin: “Sfida ne bashkëpronësi”, i cili vjen një vit pas publikimit të librit “Kulturë në pallat”.

Autori është përpjekur të paraqesë para lexuesit në mënyrën më të thjesht e në gjuhën më popullore realitetin e vështirë që kalon administratori i pallatit përmes sfidave të panumërta, shpesh të çuditëshme.

Në këtë libër bëhet fjalë për disa histori të shkurtra dhe me mesazhe të nënkuptuara, të cilat përvijojnë pesë vjet punë të Isidor Kotit në administrimin e pallateve në Tiranë (vitet 2014-2018).

Në pjesën e dytë të librit është bërë një kalim neutral nga terreni konkret në atë virtual, duke fotografuar momente të spikatura pikërisht aty ku zien opinioni i rrjeteve sociale për këtë çështje.

“Çdo ditë përballesh me njeriun, me një mikrokozmos që transformohet ndonjëherësa hap e mbyll sytë. Dhe jo vetëm me një njeri, por me dhjetra e qindra karaktere që vijnë nga formime e kultura të ndryshme. Sidomos në Tiranë, ku përplasen shumë subkultura në proces civilizimi, ku bashkëjetesa në komunitet dhe rregullat e të jetuarit në bashkëpronësi jo vetëm që nuk njihen, por në të shumtën e herëve as nuk pranohen. Megjithatë, ne nuk do presim a do funksionojë teoria sociologjike që thote se të ndryshojë mentaliteti duhen të paktën 200 vjet. Koha nuk pret!” – thekson autori në parathënien e librit.

Bashkëpronësia si filozofi dhe vizion politik u bë pjesë e legjislacionit shqiptar në vitin 2009, me miratimin e ligjit përkatës “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, por edhe sot thuajse 10 vjet më pas, ky ligj nuk ka gjetur zbatim.

Për të hedhur më shumë dritë mbi profesionin e administratorit dhe sfidat e tij, na shërben libri i një profesionisti në këtë fushë, si Isidor Koti, i cili e ushtron prej vitesh këtë profesion. Libri “Sfida në bashkëpronësi” tregon raste konkrete sesi funksionon bashkëjetesa e vështirë në komunitet, kërkesat dhe kapriçot e banorëve e deri te detajet dhe vështirësitë e punës së përditshme të një administratori që i duhen ndonjëherë të dalë derë më derë për të mbledhur tarifën e administrimit.

Me këta dy libra për administrimin e pallateve, Isidor Koti konfirmohet si autori i parë dhe i vetëm në vend deri tani që shkruan në këtë lëm të ri dhe ende të pastabilizuar në treg. Ndërkohë, në këtë dhjetëvjeçar të botimeve, ky është libri i trembëdhjetë në radhë që vjen nga ky autor i cili veç fushës së letërsisë dhe publicistikës, ka botuar libra edhe në fushën e menaxhimit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe64
RedaktoriProf. Ymer Çiraku, Dr. Leonard Dauti
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë