Charles Baudelaire ODE0007
Libër i ri
Ky është botimi më i përzgjedhur dhe një nga përpjekjet më stoike për të sjellë në një shqipe të bukur poezinë vështirësisht të përkthyeshme të Charles Baudelaire. Odeon ka mbledhur shqipërimet e Ismail Kadaresë, Fan S. Nolit, Alket Çanit, Arben Dedjes, Edmond Tupes dhe Romeo Çollakut. E veçanta e këtij vëllimi është edhe eseja e poetit të shquar francez, Paul Valéry, e vënë si parathënie.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Odeon | |
Të përkthesh poezinë e Charles Baudelaire gjithmonë është konsideruar një mision i vështirë.
Në shqip kanë ardhur disa nga poezitë e tij, madje janë botuar edhe vëllime, por ky botim është një përpjekje serioze që lexuesi ynë të marrë më të mirën prej këtij themeluesi të modernitetit, i cili me vargun e tij magjepsi dashamirësit e poezisë në mbarë botën.
Në pasthënien e librit, nismëtari i përgatitjes së kësaj antologjie, Alket Çani, thotë për këtë botim: “Nga të gjithë poetët e tjerë të kohës së tij, Baudelaire më dukej më i veçanti dhe i pazakonti dhe e lexoja e rilexoja me një kureshtje e vëmendje të madhe.
Ky poet më kishte joshur me artin e tij, ku kufijtë mes së mirës dhe së keqes zhvendoseshin, një art që i bënte legjitime të gjitha prirjet e natyshme dhe i flakte tej, si sentimentale apo morale, zgjedhat e opinionit. Më kishte joshur me ngjyrat e zymta e të larmishme, me forcën e revoltës e, sidomos, me zërin e tij origjinal që thërriste impulset më të fshehta të qenies, duke nxjerrë një konceptim të ri për artin nga misteri, i analizuar mprehtësisht, i gjërave të botës”.
| Faqe | 104 |
| Titulli origjinal | Odeon |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Përkthyesi | Grup autorësh |
Vendosur në një Paris modern e urban, copëzat e prozës në këtë volum përmbajnë një eksplorim të mëtejshëm të terrenit që Baudelaire ka mbuluar në kryeveprën e tij në vargje, Lulet e së keqes: qyteti dhe mjerimi dhe pabarazia e tij, presioni i kohës dhe vdekshmërisë, dhe çlirimi që të japin kënaqësitë sensuale të intoksifikimit, artit dhe gratë.
"Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...