Bardhyl Xhama

Është një nga shkrimtarët e njohur të letërsisë për fëmijë e të rinj. Ka botuar 13 libra artistikë, romane, novela, vëllime me përralla dhe vëllime me rrëfenja. Tetë nga librat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë e të rinj.

Bardhyl Xhama lindi në Fterrë të Sarandës, më 30 qershor 1934. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, shtatëvjeçaren dhe të mesmen i përfundoi në Gjirokastër, në gjimnazin “Asim Zeneli” me rezultate të shkëlqyera. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Tiranës për gjuhë shqipe dhe letërsi.


Fillimisht punoi si mësues e drejtor gjimnazi në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë dhe më pas u transferua në Tiranë, ku për më se njëzet vjet rresht punoi si redaktor e sekretar kolegjiumi në gazetën “Mësuesi”, zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe shef i sektorit të Gjuhës dhe Letërsisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike.


Falë punës së tij është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit II dhe III, si dhe me titullin “Mësues i Merituar”.


Në 70-vjetorin e lindjes u nderua me “Çmimin e Karrierës”.


Është një nga shkrimtarët e njohur të letërsisë për fëmijë e të rinj. Ka botuar 13 libra artistikë, romane, novela, vëllime me përralla dhe vëllime me rrëfenja. Tetë nga librat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë e të rinj.


Vitet e fundit i është kushtuar kryesisht rrëfenjave të shkurtra, që e marrin tematikën nga fjalët e urta të popullit tonë.


Është pensionist që nga viti 1989, por gjithmonë në veprimtari krijuese. Ndihmesë të veçantë ka dhënë në krijimin, drejtimin dhe mbarëvajtjen e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok
    I ri

    Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet se të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, të këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshtat e këtij vëllimi me tregime duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësonjësi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra