Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij
Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.
Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.
Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit (roman); Rrëfim ndanë një varri të zbrazët (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman); Gostia (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.
- 1975-1979: Studime për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Univesritetin e Tiranës.
- 1979-1981: Skenarist në Kinostudio.
- 1981-1991: Gjatë kësaj periudhe, kalova tetë vjet në burgjet e diktaturës dhe një vit e gjysmë në internim. U lirova nga burgu më 1991, në kohën e ndryshimeve demokratike.
- 1991-1992: Skenarist në Kinostudio.
- 1992-1995: Jetoj në Budapest. Përveç krijimtarisë, ndjek një kurs post-universitar për sociologji në Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranë Universitetit të Budapestit.
- 1995-1997: Përsëri në Tiranë: krijimtari dhe përkthime.
- 1997: Gjatë trazirave të atij viti, përsëri largohem nga Shqipëria. Me ndihmën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkimtarëve, vendosem në Barcelonë, ku vazhdoj të jetoj. Qysh nga 2001-shi, punoj për Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.
Ngjarje e ndërthurura me motive mitologjike nga më të ndryshmet, lidhen me njëra-tjetrën si shtigjet e një labirinti, në qendrën e të cilit është misteri i dosjeve, shprehje të marrëzisë së kontrollit totalitar.
Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet.
Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit.
Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, “Cosí fan tutte”, në Shqipërinë e viteve ’60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshme.