Barack Obama ka lindur në vitin 1961 dhe ka përfunduar studimet për drejtësi në universitetin e Harvardit. Ai e filloi karrierën e tij në politikë në vitin 1997 duke u zgjedhur senator i Illinojit dhe më pas u bë president i 44 i Shteteve të Bashkuara. Ka shkruar disa libra dhe njihet për fjalimet dhe oratorinë e tij brilante
Më 4 gusht 1961 lindi Barak Obama, presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. I ati ishte nga Kenia, kurse e ëma nga Kanzasi. Fëmijërinë Obama e ka kaluar në Indonezi, duke qenë se e ëma i punonte atje si antropologe. Pas përfundimit të kolegjit në Kaliforni dhe Nju Jork, ai u vendos në Çikago për të punuar si organizator komunitetesh në lagjet e varfra. Ai më vonë vijoi studimet për drejtësinë në Harvard. Në jetën publike Obama hyri më 1997, duke fituar një vend ne Senatin Shtetëror të Illinojit.
Në vitin 2004, ai fitoi zgjedhjet në garën për në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U tërhoq nga Senati pasi u bë president, në nëntor të vitit 2008, u rizgjodh në vitin 2012.
Në vitin 2009, Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqe për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.
Nëntë vite përpara se fushata për senator ta shëndërronte atë në një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me ndikim në politikën e Amerikës, Barack Obama publikoi këtë libër të kujtimeve të tij emocionuese, i cili u bë libri më i shitur i New York Times me rihedhjen e tij në shitje në vitin 2004. Endrra nga im atë tregon historinë e përpjekjes së Barack...
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite. Dudaj e sjell kete botim ne nje editim special, me kapak te trashe.
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite