Ky tekst mbi pafundësinë e veprës së Kadaresë, është pikësëpari ese, "shkrirje" e tërë mënyrave të leximit dhe pasionit në lexim, si kumt dhe si arritje tej, edhe në tjetrin. Si çmuarje dhe thellim në të pavërejturën e studimit skematik të veprës së Kadaresë.
(Të rrëfesh atë që mbajmë) Qka do të ndodhte, çka do të shihnim, çka do të ishim po ta shihnim njeri-tjetrin me sy të hapur. Me sy! Pa e kornizuar shikimin tonë brenda konventave, brenda marrëveshjeve, brenda frikës sonë. Ndoshta, terë ajo që do të shihnim është në vetë gjyshet tona - ajo që ka mbajtur njeriu! Tmerrin më të madh tonin! Romani...