Çështje të marrëzisë Shiko më të madhe

Ceshtje te marrezise

Ismail Kadare BO0093

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.

Më shumë detaje

56 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992745193

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës.

"Bota është e marrë" - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës.

Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia. Në këtë këndvështrim, romani "Çështje të marrëzisë" është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër.

Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim "Don Kishotit" të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. "Hani" i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë.

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789992745193
Titulli origjinalOnufri
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri