Ishulli Ruzvelt (HC) Shiko më të madhe

Ishulli Ruzvelt (HC)

Shkëlqim Çela BTI0034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Frika e kurthit i erdh si zakonisht nga fëminia e thellë, me foletë e bardha të merimangave në të çarat e tunelet e pafund midis qerpiçëve që iu ndërmendën bashkë me insektet e tyre pre, të cilat smësuan kurrë se nuk duhet vajtur drejt atij muri me zbardhëllime tërheqëse...

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995684730

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A nuk ishin llojet që refuzonin të përshtateshin, ata që vdisnin, në fakt llojet më interesante, dhe a nuk rezultonte kësisoj kjo botë një vend i të mërzitshëmve, indiferentëve? Iu kujtua historia e bletës dhe mizës në një poçe qelqi me një vrimëz të vogël për dalje. Miza me përpjekjet e saj rastësore, pa plan e që godisnin xhamin me tahmìn, dikur do kishte aq fat sa të rastiste vrimëzën e të dilte jashtë. Ndërsa bleta me synimin e vet drejt dritës së jashtme, do vazhdonte të gabonte në mënyrë të edukuar, duke goditur qelqin në të njëjtën pikë drejt dritës së jashtme, ç'ka për të nuk ishte veçse një dendësim i papritur i ajrit. Dështimi lidhej me inteligjencën. Hijeshia me humbjen. Ajo shikonte atëbotë në murin e vdekjes kufomat e pafund të gjithfarë insekteve, të thara, me limfën e përpirë nga merimangat përgjithësisht të zeza dhe ëndërronte të gjente një ditë një insekt që hyri i bukur në galerinë e dizenjuar për vrasje me fijet kapëse të rrjetës, dhe të cilit merimanga ia këpuste një e nga një hallkat ngjitëse në gjymtyrë, dhe i vinte përpara një copë nga zahiretë e dimrit të ndryra diku thellë, në rropullitë argjilore të murit prej qerpiçi, dhe në vend të atij epshi kanibal që prodhonte karkasa boshe dhe të thara eksoskeletesh, me zhurma nofullash që shqyenin mishin e të ngjashmit, të kishte një gosti ku të farfurinin argjendet dhe kristalet e mirëkuptimit. Labirinti im i mikut dhe i Zotit. Let's have a party. Dhe pikërisht ngaqë nuk ndodhte kurrë, kjo bëhej edhe më këmbëngulëse si dëshirë. Ndërsa fëmijët e tjerë, me gjithfarë fijesh bari a kashte në duar, ngacmonin hyrjet e labyrintheve duke pritur çastin që aty t'i a behnin gjymtyrët kriminale në pandehmë preje - mashtrimi i xhelatit për xhelatin është xhaketa e cinizmit e kthyer mbrapsht - ajo priste tjetër gjë. Ajo donte që prej aty të dilte një nusepashke e gjallë. Trishtimi i saj për këtë ishte edhe më i madh se sa kur labirinti qëllonte bosh, ngaqë me sa duket mino-tauri meri-mangë kishte vdekur. Trishtimi i vetmisë depërton në pore edhe më të imta se sa ngjethja prej frikës. Fragment

Të dhëna

ISBN9789995684730
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç