I ri E paftuara Shiko më të madhe

E paftuara

Freida McFadden BOT0754

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kush e di çfarë stuhie është kjo që po vjen…

Shtëpia e Kejsit në mes të pyllit nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë stuhisë. Çatia është gati për t’u rrëzuar, dritat fiken e ndizen dhe pema në oborr lëkundet kërcënueshëm nga era. Por ajo është më shumë e shqetësuar për vajzën që shikon se po përgjon nga dritarja e kuzhinës.

Më shumë detaje

29 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928008466

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kush e di çfarë stuhie është kjo që po vjen…

Shtëpia e Kejsit në mes të pyllit nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë stuhisë. Çatia është gati për t’u rrëzuar, dritat fiken e ndizen dhe pema në oborr lëkundet kërcënueshëm nga era. Por ajo është më shumë e shqetësuar për vajzën që shikon se po përgjon nga dritarja e kuzhinës.

Është e mitur. Është vetëm. Dhe është e mbuluar me gjak.

Vajza nuk jep asnjë shpjegim prej nga vjen dhe nuk e lëshon thikën nga dora e djathtë. Dhe kur Kejsi bën zbulimin shqetësues në mes të natës, gjërat përkeqësohen edhe më shumë.

Vajza ruan një sekret të errët. Një sekret për të cilin do të vriste që mos të zbulohej. Në qoftë se Kejsi i afrohet tepër së vërtetës, mund të mos jetojë për të pritur të shikojë mëngjesin.

REVIEWS

Romani “E paftuara”i ka të gjitha çfarë i duhen një trilleri të frikshëm: Një natë e errët me stuhi. Një shtëpi e vetmuar në mes të pyllit. Një vajzë e mitur e me të kaluar misterioze, e arratisur. Dhe (natyrisht!) kthesa të njëpasnjëshme të fabulës. Me këtë roman tërheqës që lexohet me një frymë, Freida McFadden tregon (sërish) se është një nga rrëfimtaret tona më popullore. Mbërtheni rripin e sigurimit, fansa të trillerëve!

– Jason Rekulak

McFaddeni ka qëlluar sërish në shenjë. Romani “E paftuara” ka gjithçka që kërkon një triller: tërheqës qysh në fillim, plot kthesa të papritura dhe që nuk të bëhet ta lëshosh nga dora. Ora smart më kujtoi si nja gjashtë a shtatë herë që të qetësohesha ndërsa lexoja këtë roman. Nuk munda ta dëgjoja.

– Noelle W. Ihli

Një rrëfim ngjethës por edhe i bukur për humbjen e pafajësisë dhe gjetjen e një familjeje… McFadden i mashtron lexuesit duke i dhënë një triller të kuptueshëm në fillim, para se t’i futë ata në një ndërthurje që sa vjen e bëhet më tronditëse, aq sa nuk të shkon mendja. Rrëfimi në vetë të parë dhe në kohën e tanishme përkëmben perspektivat dhe ushqen tensionin, ndërsa gdhend personazhet e të ngjall dhembshuri. Ajo që të prek më shumë është marrëdhënia e Elës me Antonin.

– Kirkus Reviews

McFadden, si gjithnjë, sjell fabula me kthesa të papritura në këtë roman përthithës terrori psikologjik, i cili do të fitojë zemrat e fansave të saj që do të shijojnë një lexim të ethshëm të rrëfimit të personazhit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe340
ISBN9789928008466
Titulli origjinalThe inmate
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip