I ri Perandoresha e Pjetrit, vëllimi 1 Shiko më të madhe

Perandoresha e Pjetrit, vëllimi 1

Kristina Sabaliauskaitė BDI0955

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Volteri e ka quajtur jetën e lituanezes Marta Skovronski, gruas së car Pjetrit I dhe perandoreshës së parë ruse, Katerinës I, si “historinë e një Hirusheje të shekullit të 18”. Por ky roman, i bazuar në burime autentike të epokës, është krejt e kundërta e çdo stereotipi përrallash.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931375

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ora shënon nëntë. Për perandoreshën ka filluar dita e fundit e jetës. Me vdekjen që e përgjon pranë, ajo do ta tregojë vetë historinë e saj, që ndryshon kryekëput nga ajo që tekstet shkollore të historisë, të shkruara nga burrat, tregojnë.
E mbetur jetime vetëm pesë vjeçe, në rini ka qenë e destinuar të jetë shërbëtore, rrobalarëse, e burgosur lufte dhe skllave seksi. Ajo u bë e dashura e fshehtë e Aleksander Menshikovit, lituanez edhe ai, dhe më vonë dashnorja dhe gruaja e mikut të tij më të ngushtë, Pjetrit I. Që në fillim, një trekëndësh i tensionuar dashurie dhe miqësie pulson midis dy lituanezëve dhe carit rus, që ngre dyshime të vazhdueshme: kush është ai që manipulon, kush është viktima, kush është joshësi dhe kush tutori, si edhe pyetjen: cili është roli që paracakton pushteti, çfarë është në thelb kjo histori: përrallë apo tragjedi?
Kjo është një histori për përplasjen mes kulturave dhe mentaliteteve lindore me ato perëndimore brenda një martese toksike. Për kohën dhe dhunën. Për varësinë psikologjike dhe atë nga alkooli, për personalitete me identitet të copëtuar, por të zotët të ringrihen, për një luftë shkatërruese dhe për ëndrra që i japin jetë një bukurie të pavdekshme.

Të dhëna

Faqe368
ISBN9789928931375
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri