I ri Statujat e humbura të Hitlerit Shiko më të madhe

Statujat e humbura të Hitlerit

Arthur Brand BDI0956

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Historia e pabesueshme, e vërtetë, e një detektivi që u përplas me ish-nazistët, nostalgjikët e regjimit dhe trafikantët e artit për të zbuluar dy kuajt prej bronzi të diktatorit, i cili i vuri flakën botës.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928931405

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 Historiani i artit, Artur Brandi, i cili kombinon punën si ekspert me gjurmimin e veprave artistike të vjedhura, udhëton për në Livorno për të takuar një të njohur të vjetër: mbretin e kontrabandistëve, Mishel van Rajnin.
Në shtëpinë e tij, ai sheh një fotografi të Kuajve të Hitlerit, dy statuja mbi tre metra të larta, të porositura nga Fyhreri, për të zbukuruar ndërtesën e Kancelarisë së Re të Rajhut, dhe simbol i pushtetit dhe ambicies së tij. Por, a nuk u shkatërruan ato statuja gjatë bombardimit të Berlinit? Si përfunduan në tregun e zi? Duke u hequr si blerës i mundshëm për skulpturat, një milioner imagjinar amerikan, Brandi, gjuetari i artit, përpiqet të gjejë Kuajt, duke hyrë në një botë paralele të tmerrshme ku reliktet e Rajhut të Tretë shiten për miliona dollarë: një rrjet që përfshin ish-nazistë, ish-anëtarë të Stasit, trafikantë të dyshimtë dhe ish-agjentë të KGB-së, aktivë në Gjermaninë Lindore.
Ndërsa Brandi ngre me kujdes kurthin për të kapur mendjet kriminale që synojnë të shesin statujat, për shuma marramendëse, rreziqet shtohen. A do të arrijë t’i çojë para drejtësisë, përpara se ata të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë?
"Statujat e humbura të Hitlerit" është një roman rrëqethës, që ndërthur fakte të vërteta historike dhe trillim artistik, duke e udhëhequr lexuesin nëpër disa nga çastet më dramatike të shekullit të njëzetë. Një histori lufte, arti, lakmie dhe kujtese, që tregon se si e kaluara vazhdon të lërë gjurmë në të tashmen.

Të dhëna

Faqe260
ISBN9789928931405
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri