I ri Ponteskuro - Fshati i te marreve Shiko më të madhe

Ponteskuro - Fshati i te marreve

Luca Ragagnin OMBRA0049

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër I propozuar për Premio Strega 2019, ky roman rrëfen në mënyrë korale, përmes zërave njerëzorë dhe hijeshisë së natyrës, ngjarjet e Ponteskuros, një fshat në ultësirën padane me një urë midis, i ndërtuar me gurë dhe gjak dhe i mbuluar nga mjegulla... jo vetëm e lumit. Ura e errët, është kufiri ndarës i kështjellës së të pasurve dhe fushës ku sundon mjerimi.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN 9789928065186

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është viti 1922. Në emër të promovimit të ekonomisë dhe jetës moderne, familjet janë të përçara dhe regjimi autoritar e shtyp me dhunë çdo revoltë që organizohet kundër sistemit. Një ditë fshati zgjohet nga vrasja e tmerrshme me një shirit të kuq rreth qafës, e vajzës së Kozimos, pronarit dhe punëdhënësit më të madh të krahinës. E bukura Dafne, gazmorja dhe vajza e skandaleve, krahas adhurimit nga burrat, kishte zgjuar prej kohësh zemërimin dhe zilinë e të gjitha grave të fshatit. Miku më i mirë dhe më argëtues i saj ishte Çaço, një djalë jetim, endacak, me të meta mendore, moshatar me të.
Për të zbuluar vrasësin e vajzës, Kozimo sjell për të hetuar një inspektor që është në pragun e pensionit.
Kushdo mund të jetë autori i krimit. Punëtori ziliqar të cilit Dafne ia mohoi favoret seksuale, djali xheloz të cilit ajo ia kishte dhënë ato shumë herë, shërbëtorja
e egër e kishës që nuk pati mundësi të dashuronte atë që i donte zemra, gruaja e tradhtuar që kërkon hakmarrje, endacaku i leckosur që fle buzë lumit, prifti i ri i çmendur nga dëshira... apo budallai i fshatit.
Të gjithë dinë gjithçka. Mjegulla, lumi, laraska blu, buburreci e dinë se kush e shtrëngoi atë shi-rit të kuq rreth qafë së saj, por, nga të gjithë shpir-trat që jetojnë
në Ponteskuro, do të jetë i vetmi i pafajshëm ai që do të akuzohet për krimin.
Dhe në fund... djalli... ai është mbretëria e padiskutueshme e fushës

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe184
ISBN 9789928065186
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip