I ri Cmim i reduktuar! Një Verë e Artë Shiko më të madhe

Një Verë e Artë

Carley Fortune BDR528

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës dhe është e vërtetë. Alisa kaloi një verë atje në një shtëpizë me Nanën, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç: pikërisht atëherë e shkrepi atë foto që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë, imazhin që ndryshoi jetën e saj.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN978-9928-377-75-3

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Nuk e kisha llogaritur Çarli Florekun.”

Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës dhe është e vërtetë. Alisa kaloi një verë atje në një shtëpizë me Nanën, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç: pikërisht atëherë e shkrepi atë foto që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë, imazhin që ndryshoi jetën e saj.

Tani Alisa jeton pas lentës. Si fotografe, ndihet më rehat prapa kamerës duke lënë të tjerët të shkëlqejnë. Po kohët e fundit kërkon diçka më tepër dhe, kur Nana rrëzohet e thyen ijën, Alisa bën një plan për të dyja: një tjetër verë në atë vend magjik, në Gjirin e Berit. Po me të vënë këmbë atje, qetësinë ua prish uturima e njohur e një motobarke të verdhë dhe burri që e vozit.

Çarli Floreku ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, kur Alisa e kapi në foto prej së largu. Tani është burrëruar, kthyer në një flirtues të paturp, që e bën Nanën të qeshë dhe Alisën të dëshirojë të jetë sërish shtatëmbëdhjetë vjeç, kur jeta ishte më e thjeshtë, kur mbajtja e aparatit fotografik në duar ishte veçse një argëtim. Ditët e kaluara nën diell dhe netët e vakëta buzë liqenit me Çarlin po kthehen në një balsam për shpirtin e Alisës, po kur ajo ngre sytë dhe dallon atë vështrim jeshil depërtues mbi vete, nis të shqetësohet për zemrën e saj. Alisa ka sy të mprehtë, prandaj dhe është aq e zonja në profesionin e saj, po kurrë nuk ka takuar dikë që arrin ta kuptojë me sy.

“Nuk ka asgjë më të bukur se të lexosh një libër të Carley Fortune pranë ujit.”
– Us Weekly
“Brohoritje për mbretëreshën e leximeve të verës!”
– theSkimm

Të dhëna

Faqe352
ISBN978-9928-377-75-3
Titulli origjinalOne Golden Summer
PërkthyesiErdi Ibro