Per sekretet e fatit dhe realizimin e endrrave - Set me 3 libra

REK0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shpesh herë na ndodh që të biem viktimë e stresit dhe vështirësive të jetës, por diçka mund të të shërbejë si një shtysë e fortë, të motivon që të rifitosh normalitetin dhe ti gëzohesh gjithçkaje që ke përreth. Këto tre libra e kanë brenda tyre atë që po kërkon ti: “Murgu që shiti ferrarin e vet”, “Kush ma ka lëvizur djathin” dhe “Na ishte një herë një lopë”. Nëse ka gjëra për të përmirësuar në jetën tuaj, mos hezitoni t’i bëni pjesë të jetës tuaj edhe këto tre libra

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Elta Bs

1 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth setit

Ky set, i konceptuar për ata që janë në kërkim të ndryshimit të vetvetes, “Libra që të ndryshjnë jetën” përmban këto tre libra:

1. “Na ishte një herë një lopë” i Dr. Camilo Cruz. Nëse do të lexosh vetëm këtë vepër, porosite KËTU;

Ky libër është një pasqyrë e qartë për efektet pozitive të mendimit përfundimtar që të flakim çdo pretekst që dezorientron jetën tonë. Në këtë botim vijnë disa këshilla të sprovuara dhe plot mençuri që na çojnë drejt suksesit. Sekretin e kësaj fjale, më mirë se këtu nuk do ta kuptosh askund tjetër....

2. “Kush ma lëvizur djathin” i Spencer Johnson. Nëse do të lexosh vetëm këtë vepër, porosite KËTU

"Kush ma ka lëvizur djathin?" është një alegori e thjeshtë që zbulon të vërteta të thella. Është një rrëfim i çuditshëm dhe i ftilluar mbi katër personazhe që jetojnë në një labirint dhe kërkojnë "djath" për t'u ushqyer e për të qenë të lumtur:

Dy janë minj, quhen Nuhatës dhe Turrës. Dy janë liliputë, që kanë madhësinë e minjve, por që duken e veprojnë pothuajse si njerëzit.

Emrat e tyre janë Ngurrues dhe Zukatës. "Djathi" është një metaforë e asaj që ju doni të keni nga jeta, një punë të mirë, një lidhje të këndshme, para, pushtet, shëndet apo qetësi shpirtërore. Dhe "labirinti'' është vendi ku ju kërkoni atë që doni të arrini, vendi i punës, familja apo komuniteti ku jetoni. Një rrëfim ku personazhet përballen me një ndryshim të papritur.

Përfundimisht, njëri prej tyre ia del për mrekulli dhe shkruan në muret e labirintit atë që kishte mësuar nga kjo përvojë. Kur t'i shikoni shkrimet e murit, do ta zbuloni për veten tuaj se si ta përballoni ndryshimin, kështu që do të keni më pak stres dhe më shumë sukses në punë dhe në jetë.

3. “Murgu që shiti ferrarin e vet” i Robin Sharma. Nëse do të lexosh vetëm këtë vepër, porosite KËTU:

Ky libër sjell një rrëfim për përmbushjen e ëndrrave dhe pushtimin e fatit tënd.

"Murgu që shiti ferrarin e vet" është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës.

Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë, zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit.

Gjithashtu mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.

Të dhëna

VendodhjaTiranë/Prishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGenc Nimani, Majlinda Bregasi