I ri Njeriu i padukshëm Shiko më të madhe

Njeriu i padukshëm

H. G. Wells BDI0968

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një i huaj misterioz mbërrin në një qytezë të vogël angleze. Mban një pallto të gjatë, një kapelë me strehë të gjerë dhe fytyrën e ka mbështjellë me fasha. I pajisur me epruveta dhe kimikate, ai kërkon vetëm një gjë: ta lënë të qetë. Por sjellja e tij e çuditshme zgjon shumë shpejt kureshtjen dhe dyshimin e banorëve.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931467

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dhe kur në qytezë fillojnë të ndodhin vjedhje të pashpjegueshme, misteri bëhet gjithnjë e më i frikshëm.
I huaji është Grifini, shkencëtar, që ka zbuluar një sekret të madh. Por ai që në fillim dukej si një triumf i jashtëzakonshëm i shkencës, shndërrohet dalëngadalë në një kurth. I izoluar nga njerëzit dhe i pushtuar gjithnjë e më shumë nga fuqia që i jep zbulimi i tij, Grifini nis të humbasë çdo kufi.
Botuar për herë të parë më 1897, "Njeriu i padukshëm" është një nga romanet më të njohura të H. G. Wellsit dhe një klasik i letërsisë fantastiko-shkencore. Por pas aventurës, misterit dhe tensionit, fshihet një pyetje që mbetet po aq drithëruese edhe sot: çfarë ndodh me njeriun kur fiton një fuqi të jashtëzakonshme, por humbet përgjegjësinë ndaj të tjerëve?
Një histori për shkencën dhe ambicien, vetminë dhe pushtetin, për kufirin e brishtë mes një zbulimi të madh dhe shkatërrimit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928931467
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
Përkthyesi Virgjil Muçi