I ri Ngjarje historike që ndryshuan fatet e njerëzimit Shiko më të madhe

Ngjarje historike që ndryshuan fatet e njerëzimit

Stefan Zweig A-002790

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në librin e autorit Stefan Zvajg me titull:”Ngjarje historike që ndryshuan fatet e njerëzimit”, në gjermanisht “Die Sternstunde der Menschheit” autori shkruan mbi 14 ngjarje të rëndësishme që ndodhen në botë dhe ndryshuan fatet e njerëzimit.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botime Koliqi
ISBN9789951814386

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Historinë e bëjnë burrat”, shkruan Hajnrih von Trajtçke. Dhe Stefan Zvajgu bëri nga ata një libër artistik interesant dhe tërheqës. Vepra e tij frymëzoi shumë njerëz, sidomos të rinjtë. Në të gjitha novelat përshkruhet fati i një personi, që njihet në historinë e kombeve, si për shembull fati i Ciceronit, presidentit Vilson, Balboas, kompozitorit të këngës së Marsejezës, etj., ku nga fjala e gjallë e figurave dhe e personazheve, lexuesi përjeton konfliktet shpirtërore të tyre. Me përshkrimet e tij me hiperbola, me retorika, pasthirrma, metafora dhe me figura të pasura artistike, Zvajgu tërheq dhe bën për vete lexuesin. Libri është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ende lexohet me interes. Vërtet Zvajgu shkruan mbi ngjarje historike dhe persona historik, por libri i tij është ndërthurur artistikisht. Autori vendos një paralele në mes diktaturës në Romën e lashtë dhe asaj të Gjermanisë naziste, ai tematizon dramën e tij personale në eskil.

Shkrimtari gjerman Tomas Man pasi lexoi këtë roman të Zvajgut, shkruan: “Ajo, që më mrekullon te Zvajgu, është talenti i tij për të sjellur të gjallë te lexuesi epoka dhe figura historike në mënyrë psikologjike shpirtërore dhe artistike.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe188
ISBN9789951814386
Viti i Botimit2022
GjuhaShqip