Utopia Shiko më të madhe

Utopia

Thomas More IA0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga viti i botimit të librit, 1516 deri në vitin 1689, "Utopia" u ribotua 24 herë, u përkthye shumë shpejt në gjermanisht, frëngjisht, spanjisht etj.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789992788917

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E veçanta e këtij libri ishte se për herë të parë nga bota e krishterë, dikush diskutonte dhe ngrinte pyetje mbi lumturinë dhe përsosmërinë. Kaq e bukur dhe ndjellëse ishte ajo që kishte shkruar Tomas Mori saqë njerëzit jo vetëm e besuan dhe nuk e vunë në dyshim qenësinë e tij, por filluan të vizatonin harta ilustruese të ishullit të nëpërmendur si edhe të shpiknin një alfabet për banorët e tij të palindur.

Në mënyrë sfiduese, Oskar Uajlldi shkruan: "Një hartë e botës që nuk përfshin "Utopinë" nuk vlen as t'i hedhësh sytë, sepse lë jashtë tokën e vetme ku ka zbarkuar gjithnjë njerëzimi". "Utopia" e Thomas More është cilësuar gjithmonë si një nga librat më të lexuar të kohëve. Kjo, falë stilit të shkëlqyer të këtij peshkopi – shkrimtar dhe filozof, formës së këndshme në të paraqiturit të gjërave, si dhe përqasjes së idesë se duhet të jetojmë gjithnjë e më mirë, në një shoqëri gjithmonë e më njerëzore, shoqëri e ngritur mbi parime humane.

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera duket janë mënduar nga Tomas Mori.

Të dhëna

Faqe152
ISBN9789992788917
Titulli origjinalIdeart
Viti i Botimit2003
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiErion Kristo