Rrethi i princeshes Sulltana Shiko më të madhe

Rrethi i princeshes Sulltana

Jean Sasson A-004129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit luksoz ku jetonte.

Më shumë detaje

473 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060853

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Një realitet i sinqertë, shokues, i dhimbshëm, tronditës, me ngjyrat e tmerrit, i Arabisë Saudite. Ky libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit luksoz ku jetonte. Përmes përpjekjeve të pashoqe dhe sakrificave personale për t'u ngritur mbi mentalitetin maskilist, Sulltana ia del më në fund të krijojë një rreth mbrojtjeje për femrat në nevojë, për ato të dhunuara, të shtypura nga realiteti arab, duke krijuar një "rreth mbrojtjeje", të ngjashëm me atë që shumë organizata në dobi të gruas bëjnë anë e kënd botës. Historia e saj tregon se edhe një njeri i vetëm mund t'ia dalë të vërë në jetë kauzën e jetës- drejtësinë dhe barazinë gjinore, në një vend ku gratë martohen me detyrim, vajzat e vogla bëhen synet apo kur një dashuri ndëshkohet me vrasje nga babai dhe vëllezërit! Në librin e parë të kësaj trilogjie, "Princesha", bota u njoh fillimisht me jetën e Sulltanës si vajza e padëshiruar e një burri mizor, në një realitet shoqëror që e vlerëson fare pak femrën. Motra më e dashur e Sulltanës, Sara, u martua kundër dëshirës së saj, me një burrë shumë më të madh në moshë, të cilin nuk e njihte dhe nuk arriti ta dashuronte. Që prej momentit të martesës, Sara u bë objekt i dhunës së tmerrshme seksuale nga i shoqi. Vetëm pasi tentoi të vetëvritej, i ati e lejoi të kërkonte divorcin dhe të kthehej në shtëpi. Në librin e dytë, "Vajzat e Princeshës Sulltana", princesha dhe Jean Sasson i treguan botës që familja e saj e kishte marrë vesh që ajo ishte princesha pas së cilës qëndronin historitë e librit... Por sekreti i identitetit të saj u ruajt për aq kohë sa pjesa tjetër e familjes të madhe mbretërore nuk shqetësohej.... Pavarësisht betejës së vazhdueshme të Sulltanës kundër status quosë dhe martesës së saj disi më të hapur, të bijat nuk i shpëtuan dot presionit dhe paragjykimeve kundër grave. Në këtë libër të tretë, Sulltana i ka kërkuar Sasson të jetë zëri i saj edhe njëherë. Bashkë me përpjekjet për të sfiduar trajtimin e grave në këtë vend, duke i bërë të ditur botës abuzimin e vazhdueshëm të tyre....edhe pse... Sulltana nuk është një grua perfekte dhe se gabimet e saj janë njerëzore, askush nuk mund të vërë në dyshim sinqeritetin e saj në drejtim të luftës për të drejtat e grave. Një libër që duhet patjetër ta lexoni dhe ta bëni pjesë të bibliotekës suaj.

Të dhëna

Faqe320
ISBN9789928060853
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë