Te gjalle dhe te vdekur Shiko më të madhe

Te gjalle dhe te vdekur

Nasi Lera BD0288

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, Të gjallë dhe të vdekur, përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303175

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani të trondit me natyrshmërinë e vet paradoksale; është tragjik, edhe pse i shkruar poetikisht; me skena makabre, por pa e humbur besimin te njeriu; nostalgjik, ndonëse ngjarjet janë ato të më të fundit, që shpeshherë i lexojmë në gazetat e ditës. Dy muaj pasi e pata lexuar romanin e Nasi Lerës, në kanalet televizive raportohej për ngjarjet për të cilat flet ai. Oskar Uajlldi pat paralajmëruar se, ashtu si arti imiton jetën, po ashtu edhe jeta imiton artin e vërtetë. Jeta shqiptare ka për ti imituar kokëfortësisht, për një kohë të gjatë, sidomos librat si romani i Nasi Lerës, që flasin përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për neverinë ndaj politikës dhe politikanëve, për absurdin e dramave ballkanike dhe për butësinë e përhershme të shpirtit njerëzor. Të gjallë dhe të vdekur është ndër romanet më të bukur dhe më seriozë që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Mbyllja e romanit sjell një fllad besimi dhe mirësie, por njeriu i mirë shqiptar jeton përballë një force të papërballueshme të së keqes, e cila do të shkatërrojë çdo gjë, Njeriun dhe Natyrën, kafshët dhe peizazhet, madje do të përdhunojë edhe vetë vdekjen dhe të vdekurit. Pohimi i njërit prej personazheve se të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam, është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm. Rudolf Marku NASI LERA lindi në Korçë, ku mbaroi edhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës që në tregimet e tij të para për nivelin e tyre të lartë artistik. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare, si dhe me Çmimin e Republikës. Disa prej tregimeve të tij janë përkthyen në bullgarisht, rusisht, hebraisht, italisht, frëngjisht e gjermanisht. Ka botuar këto vëllime me tregime: Bora e fundit, Era e pishave, Nisemi djema, Ditë nga ky shekull, Sytë e dashurisë, Treni ecte drejt dëborës, Duaje emrin tënd, Ulërima e heshtur, si dhe romanet: Gjaku i prillit, Të jetosh kohën, Orët e qytetit të vogël, Balada e vetvetes, Nata e premierës, Ngjallja e diktatorit, Ana Zh., Njeri pa stinë, Sytë e Sofisë. Të gjallë dhe të vdekur është romani i tij i dhjetë. Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e shkrimtarit zënë përkthimet e autorëve novelistë, si J. Saramago, A. Kamy, E. Heminguej, G. G. Markez, A. Zhid, Le Klezio, M. V. Ljosa, J. Kavabata, Kenzaburo Oe, si dhe të autorëve të tjerë të mëdhenj, si M. Duras, M. Turnie, M. Kundera, Akutagava, S. dë Bovuar, M. Galo, D. Merezhkovski, I. Nemirovski etj.

Të dhëna

Faqe368
ISBN9789994303175
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë