“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit...
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
Per vogelushet qe jane te pasionuar pas serise se Gregut, vjen vellimi i 17 ne gjuhen shqipe, - i titulluar “Pelenë e tejmbushme”.
Gojëdhëna e fundit e Eposit të Veriut: NË SHPELLËN E KRESHNIKËVE, ritreguar nga shkrimtarja Luljeta Dano dhe me ilustrimet e mrekullueshme nga piktorja Anila Zajmi Katanolli. Kjo gojëdhanë, si gjithë të tjerat, vlen për fëmijë të të gjithë moshave. Libri është pjesë e serisë së leximeve magjike për fëmijë: NGRIVA - SHKRIVA.
Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.
Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.
Brunilda Zllami vjen sërish me një libër nga ata që të lënë pa fjalë, ndërsa mendon se sa shumë je vetë i përfshirë, sa shumë njerëz njeh aty brenda, sa shumë ky vend është edhe yti.
Mos do të jetë kjo një tjetër punë për të mahnitshmin Kapiten Brekushi?
Dy përrallëza me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën....
Një përmbledhje tregimesh interesante, ku secili prej tyre ka një zgjidhje të paparashikuar për të na ofruar ose një sekret për të na zbuluar, për të na futur dalëngadalë në botën e "Zonjës së Krimit".
Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe I gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...
Një nga librat më të famshëm në botë vjen edhe në shqip. Miqtë tanë të vegjël do të buzëqeshin natyrshëm duke lexuar dhe shijuar botimin e shkrimtarjes së mirënjohur amerikane, Raina Telgemeier.
Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, që luftoi kundër pushtimit osman për pesë shekuj më radhë. Jeta, betejat, fitoret, trimëria dhe zgjuarsia e heroit janë pasqyruar me mjeshtëri në këtë libër.
Me këtë përmbledhje të veçantë ngjyrosjesh të koduara, vogëlushët mësojnë duke u zbavitur. Ngjan vërtet si një lojë fëmijësh! Tabela e kodeve në çdo ilustrim e ndihmon fëmijën që të kuptojë se cilën ngjyrë duhet të përdorë dhe ku. Kështu, duke u argëtuar, merr njohuritë e para për numrat, format, ngjyrat dhe veprimtari të tjera. "
"Aldini, arushi magjik : Buzë përroit, në Pyllin e Magjepsur, na jetonte Aldini, një arush i këndshëm, që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh."
Në korrik të vitit 1895, Sherlok Holmsi dhe Dr. Uatsoni marrin një letër nga hajduti legendar francez Arsen Lupen. Lupeni kërcënon të vjedhë pesë nga thesaret me të çmuara të Anglisë me shpresën për të përçmuar "kotësinë" e anglezve dhe lë një enigmë që përmban informacione se cili do të jetë krimi i tij i parë."
Romani Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim. Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.
Intim, i fuqishëm dhe frymëzues, libri “Historia e jetës sime” zbulon thelbin e njërës prej grave më të shquara të kohës sonë dhe procesin sfidues mes të cilit ajo mundi të përcaktonte dhe të gjente veten – si grua dhe si një figurë mbresëlënëse në politikën amerikane.
Ky është një “pseudo-roman” sepse të tillë e konsideron autori, ku ngjarjet zhvillohen në vitin 2021, në një shtrat të largët dhe të huaj, - ftohtë nga emrat e ditës, një rrëfim për letërsinë, frojdizmin, erosin dhe turpin. “Po shkoj të kap Enisin” është një thriller, një histori dashurie ku një inspektore policie e bukur dashurohet me keqbërësin, i cili...
Eshtë një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës.
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth mjeteve që na vijnë në ndihmë për të udhëtuar në ditët e sotme. Sa shumë keni për të mësuar!
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar: Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët. Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë. Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Që kur është hedhur në qarkullim në SHBA në majin e vitit 2014 u bë bestseller në një kohë rekord. Autorët e Gjinekonomia të ndihmojnë në mënyrën sesi duhet parë botën, duke ekspozuar anën e fshehur të çdo gjëje.