A mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
"Kafshët" është një vëllim me tregime i autorit klasik portugez Miguel Torga. Ky titull çel siparin e një koleksioni të ri të konceptuar nga Botime Pegi, koleksioni "Skandal", një projekt gjatë të cilit do të vijnë për lexuesit libra dhe autorë që janë dënuar nga shoqëria në kohën kur janë botuar, por që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë emancipim.
Ky liber eshte vijim i librit bestseller te Jerry Craft, te titulluar Nxenesi i ri, i ardhur ne shqip nga shtepia botuese Argeta LMG
Një përmbajtje sa e veçantë aq edhe e rëndësishme për të mësuar diç më tepër për jetën e Pejgamberit a.s. Padyshim se bëhet fjalë për një libër, i cili ju ka munguar dhe nga i cili do të mësoni të vërtetën e jetës dhe misionit të Pejgamberit a.s.
Libri është permbledhje poezish e përzgjedhur nga Maksim Rakipaj, të autores së njohur italiane Alda Merini.
Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre. Me më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale.
Romancieri dhe studiuesi Gazmend Krasniqi vjen me nje roman te ri te stilit postmodernist, ku personazh i vertete i kesaj historie eshte poeti i njohur Frederik Rreshpja
Ky libër është një guidë e thjeshtë, e shpjeguar hap pas hapi part githe ata që duan të shijojnë gatimin e embelsirave por tremben nga ideja se është shumë e vështirë. Lexim të mbares Uroj to jern ogurl mirë i fillimit dhe i shijimit të kësaj përvoje
Subjekti njihet si kronikë e ngjarjes më të çuditshme në Nju-Jork.Xhoiselina Zhënëvrë Mershantier Xhonsi,e arsimuar në kolegjin Brajën Maur dhe për ca kohë banore e Skardejlit është rritur në mënyrë të atillë që të sillet gjithnjë si zonjë.Por ja që po të kesh të bësh me avokatë hileqarë,konsulentë financiarë mashtrues dhe burra të babëzitur për seks,edhe...
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...
Një libër që rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik: Nga Benito Musolini...
Konsiderohet një nga librat më elegantë të filozofisë politike, në të cilin Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator, por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara djathtas. Me një gjuhë të përkorë dhe thellësi të rrallë, autori depërton në konceptet themelore të konservatorizmit dhe ndërton qasjen që duhet të...
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.Ciuttt! Një miush misterioz vetëm me një sy ka ndërmend të shkatërrojë Jehonën e Brejtësit
Veçori e ëndrrës shqiptare, është vizioni, janë idetë, është shpirti, perceptimi që kanë njerëzit për veten, për botën, për ëndrrat, janë disa nga shtresimet vizionare që krijojnë fizionominë e një periudhe, të një shekulli të veçantë. Pikërisht këtë shekull, shekullin e njëzetë shqiptar, rreket të na i rrëfejë personazhi i romanit “E zeza dhe e kuqja”
Një botim i rrallë me ajkën e poezisë klasike latine, të sjellë në një shqipe të pastër nga Arshi Pipa, e denjë për çdo antologji. Me këtë botim njihet thelbësisë e gjithë vlera dhe mjeshtria e poezisë antike romake
Schiller-i arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj.
Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë dhe mban emrin e një pishine. Emër që e ka bërë object talljesh therëse dhe lojëra fjalësh. Deri ditën kur, për të gjithë, vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik të të atit, anija tregtare...
Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera: Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, degdisur...
Mendimet e fshehta me të cilat ti fut brenda vetes të keqen nuk janë tuajat por të së keqes.