Vëllezërit Grim A-004258
Libër i ri
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928300966 | |
Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare.
Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.
Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen.
Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 856 |
| ISBN | 9789928300966 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Haxhire Luli |
Na ishte një herë katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i transportuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash.
Ne kete botim na vjen nje permbledhje e perrallave te vellezerve Grimm, te pershtatura per lexuesit e vegjel te moshes 7-10 vjec dhe e rekomanduar per lexime ne shkolle
Shtepia botuese Bota Shqiptare sjell nje permbledhje me perrallat me te bukura te Vellezerve Grim ne nje botim special per lexuesit ne moshen mbi 3 vjec.