Kërko më tej
Subcategories
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.
Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Veglat dhe zjarri, Komunikimi, Energjia, Shpikjet, Qepja dhe shkrimi, Ngjyrat e pigmentet, Lufta dhe armët... janë disa nga çështjet me të cilat merret ky libër. Por ju do të takoni këtu edhe shpikësit e mëdhenj, do të mësoni se si visheshin në punë e se si funksiononin shpikjet e tyre dhe do të njiheni me zbulimet e mëdha në historinë e njerëzimit. Çdo...
Shkenca ka përparuar shumë prej eksperimenteve. Pa to nuk do të fluturonim dot, nuk do ta shihnim dot botën në mikroskop, nuk do të bënim dot filma e fotografi e nuk do ta zbulonim dot hapësirën. Pa to nuk do të kishim e nuk do të zhvillohej dot as mjekësia e mjekimet e as nuk do të shpikeshin vaksinat. Njihuni në këtë libër me të gjitha këto. Shpikjet më...
Në këtë libër do të zbuloni se nga e ka prejardhjen futbolli, ky sport që ka admirues në gjithë planetin, dhe si është zhvilluar në shekuj, cili ishte klubi i parë i futbollit, pse disa stadiume e klube janë me famë botërore, cilët janë futbollistët më të famshëm në historinë e futbollit, golashënuesit, mbrojtësit, mesfushorët e portierët më të mirë. Për...
Çfarë është energjia bërthamore? Kush e përdori i pari makinerinë me avull? Si u prodhua rryma elektrike në një bateri? Si lindi e u zhvillua aviacioni? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por edhe të tjerave, do t’i gjeni në këtë libër të thjeshtë me ilustrime origjinale. Po ashtu, çdo çështje është shoqëruar edhe me rubrikën “A e dini se...?” Është mjaft...
Ky është një libër që flet. Po si? Po të shtypni një buton, do të dëgjoni një shkronjë dhe një fjalë që fillon me shkronjën që dëgjuat. Çdo shkronjë e alfabetit të shqipes është e shoqëruar me një buton dhe me një figurë për ilustrim. Në krah të çdo figure janë shkronjat e mëdha e të vogla të shtypit që mund t’i përvijoni me gisht për t’i mësuar më mirë....
“Një mëngjes. Hiena erdhi në shtëpinë time dhe më mori me vete në Portomiush. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por, do të thoni ju. ku qëndron aventura? Problemi është se më detyroi të merrja pjesë në Kampion Botëror të Kase... Ciut!"
Ky është libri i katërt i serisë “Libra me 18 melodi”. Ju, vogëlushë, do të njiheni me Dinon e vogël, që luan me miqtë e tij kur, papritur, lëshon një britmë që ata nuk e kanë dëgjuar kurrë më parë. Po të shtypni një nga 18 butonat, edhe ju do ta dëgjoni këtë britmë. Kështu, dalëngadalë, do të bëheni pjesë e aventurës parahistorike, teksa Dinoja i vogël...
Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta. Nëse fëmija përgjigjet saktë do të ndizet drita e gjelbër dhe do të dëgjojë...
Përrallën e njohur nga të gjithë "Hirushja", tashmë fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm.Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmijët dëgjojnë tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës. Po ashtu, ata mahniten nga ilustrimet e mrekullueshme, që i dërgon ata në një botë përrallore e magjepsëse.
Personazhi kryesor është mësuar ti hedhë gjërat e tij sa andej-këtej.
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues.
Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e...
E bukura e pyjeve nga Charles Perrault është një përrallë klasike për një princeshë të bukur, të cilën e magjepsën duke e vënë në gjumë, si dhe për një princ, i cili pas shumë vitesh arrin të zgjojë princeshën nëpërmjet puthjes së "dashurisë së vërtetë". E shkruar fillimisht nga Perrault, ashtu si shumë përralla të tjera klasike, edhe "E bukura e pyjeve"...
Historinë e këtij libri mund ta tregoni duke futur dorën në sqepin e rosakut të uritur, i cili është pjesë e këtij libri. Si e gjen ushqimin Rosaku i uritur? Mësojeni këtë duke u argëtuar me librin-lodër.
Ky botim special, i hedhur ne qarkullim nga Aeditions, eshte libri qe kane pritur gjenite e vegjel; I hartuar me ekspertizen me te fundit boterore ne fushen e pedagogjise, me informacionet me te fundit, ky liber njeheresh sherben edhe si nje test per femijet inteligjente.
Sa bukur të përfshihesh në botën e Henrit, ku mund të ndodhë gjithçka, ku mund të takosh gjithkënd sepse ajo është botë magjike. Ju ftojmë të bëheni edhe ju pjesë e saj.
Duke vendosur dorën në gojën e bubit gjumash, i cili vetëm do të flejë gjumë, fëmijët argëtohen me historinë e tij. Ai i bën të gjithë të gogësitin dhe tju vijë gjumë. Po cilët? Mësojeni këtë duke u argëtuar me librin-lodër.
Bota e xhunglës ka plot mistere që e ngacmojnë mendjen e fëmijës; kafshët e këtij libri flasin, veprojnë dhe komunikojnë me fëmijët, duke ndërtuar një botë magjike për lexuesit e vegjël
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
Një set i i magjishëm për të gjitha princeshat e vogla. Bëhu dhe ti pjesë e botës magjike të përrallave si një princeshë magjike. Futu në kështjellën e ëndrrave dhe përjeto së bashku me princeshat emocionet e një mbretërie!
Në finale mahnitëse të triologjisë Materialet e tij të errëta, Lira dhe Uill ndodhen në një rrezik që spërshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.
Në roman, Shandon Mate i parë merr një letër misterioze ku i kërkohej atij të ndërtonte një vapor përforcuar në Liverpul.
Romani, i vendosur në vitin 1861, përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Captain Hatteras John në Polin e Veriut.
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Kjo guidë "nga koka te këmbët" u përgjigjet të gjitha pyetjeve të vajzave gjatë periudhes së pubertetit.
Më besoni kur ju them se historia që do ju tregoj tani është TËRËSISHT E VËRTETË. Duhet ta lexoni dhe ta kuptoni, pasi është një histori e jashtëzakonshme. E çuditshme, por për të qeshur. Në fakt është shumë për të qeshur
Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka!
Mëso të numërosh, të shkruash dhe të përvijosh format me këtë seri fantastike. Me lapsin magjik, mund të shkruash dhe të vizatosh pa fund. Lapsi fshihet lehtë, nuk lë shenjë dhe nuk përmban lëndë të dëmshme.