I ri Hebraishtja në udhëtim Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Hebraishtja ne udhetim

Dash Frasheri BG0047

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një libër bisedor që iu vjen në ndihmë për çdo situatë në komunikimin me gjuhën hebraike dhe është tejet i thjeshtë dhe praktik në përdorim, me transkriptim fonetik në gjhëns shqipe dhe hebraisht. Fjalori i përditshëm dhe metodologjia e bëjnë këtë botim tejet të vlefshëm edhe në rastin e një vizitori në Izrael

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928206985

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Gjuha hebraike, apo “ivrit” është një nga më të vjetrat në botë. Shembujt më të hershëm të hebraishtes së shkruar datojnë në shekullin e 10-të para erës sonë. Hebraishtja quhet ndryshe si një “gjuhë bashkëtingëlloresh”.

Ky libër bashkëbisedues është i destinuar për shqipfolësit që dëshirojnë të mësojnë gjuhën hebraike moderne në mënyrë autodidakte, vetëm, pa ndihmën e mësuesit.

Alfabeti hebraik përbëhet prej 22 bashkëtingëlloresh, ku pesë prej tyre kanë edhe forma speciale fundor, tqë kur ndodhen në fund të fjalës, ato shkruhen me shenjë gjuhësore ndryshe, sipas një rregulli të paracaktuar.

Për të kuptuar më mirë fjalët hebraishtja përdor një sistem pikash dhe vijash, të quajtura nekudot , të cilat shoqërojnë bashkëtingëlloret dhe luajnë rolin e zanoreve: a, e, o, i dhe u.

Babai i hebraishtes moderne konsiderohet Elizier Ben Yehuda. Në këtë libër të gjitha fjalët janë shkruar të shoqëruara me zanoret përkatëse, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre.

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789928206985
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë