Kërko më tej
Një tjetër aspekt i panjohur i At Zef Pllumit shfaqet në këtë vepër: Ana autobiografike e tij, e ardhur përmes rrëfimit të tij, si dhe letrave që janë përfshirë në këtë vëllim. Po ashtu, “Dhjetë vjet në liri” flet për vitet e tranzicionit në Shqipëri dhe është konceptuar si një vazhdim i veprës “Rrno vetëm për me tregue”
Edhe rusët e vlerësojnë madhështinë e heroinë tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër e rrallë, e shkruar në shekullin e XVI, ka mbetur në fondin e veprave kushtuar kësaj figure madhore, ku një autor anonim e përcjell me admirim të veçantë figurën e tij, përmasën e tij dhe rolin në luftë për mbrojtjen e trojeve arbnore nga pushtuesi osman....
"Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar, do t'i tregojnë rinisë, se sa fort e kanë dashur prindërit tanë Shqipërinë dhe...
Ky libër sjell betejën që u bë në prag të Luftës së Parë Botërore mes forcave shqiptare dhe malazeze, dhe forcave osmane, ku autorja ishte dëmshmitare në zhvillimin e ngjarjeve, të cilat më pas i dëshmoi përmes shkrimit të këtij libri
Libri 100 shkencëtarët që kanë ndryshuar botën, na njeh me arritjet gjigante të tyre: me këta njerëz, të cilët jo rrallë janë përballur me mosbesimin e skajshëm të mjedisit ose, edhe më keq, janë dënuar në rrugën e tyre për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore.
Kisha e manastirit të Shën Kollit të Mesopotamit është një objekteve të kultit të periudhës bizantine që mbart vlera tejet të rëndësishme. Ajo pat tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe udhëtarëve që kaluan nëpër Jugun e Shqipërisë në dy shekujt e fundit. Kjo monografi është rezultati i ekspeditave dhe studimeve të kryera për vite me radhë nga ne dhe kolegët...
Vëllimi i tretë i “Historisë së botës” së dy prej mendjeve më brilante të historishkrimit të shekullit të XX, J. Robert dhe O. Westad trajtojnë epokën e revolucioneve dhe pasojat që shkaktuan në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Ky është vëllimi i fundit i serisë me tre vepra të historisë së botës.
Heroi i luftës dhe ideatori i Francës së re pas rënies së tiranisë hitleriane rrëfen në detaje të gjitha momentet e aktivitetit të tij gjatë periudhës 1940-1944, kohë kur iu zhvillua beteja mbarë botërore për gjunjëzimin e ushtrisë hitleriane. Këto kujtime janë të pazakonta për shkak se rrëfehen në vetë të parë nga një prej heronjve të luftës, Charles de...
Heroi i luftës dhe ideatori i Francës së re pas rënies së tiranisë hitleriane rrëfen në detaje të gjitha momentet e aktivitetit të tij gjatë periudhës 1940-1944, kohë kur iu zhvillua beteja mbarë botërore për gjunjëzimin e ushtrisë hitleriane. Këto kujtime janë të pazakonta për shkak se rrëfehen në vetë të parë nga një prej heronjve të luftës, Charles de...
Një botim i plotë për periudhën e antikitetit deri në fillim të kristianizmit, - ku përmes burimeve të shumta, bibliografisë së pasur dhe analizës së thellë të ngjarjeve, situatave dhe personaliteteve të asaj epoke sjell një botim me vlera njohës për atë kohë
Ky është një nga librat më të thelluar për studimin e historisë, shoqërisë dhe kulturës shqiptare nga albanologu Robert Elsie. Është nga veprat e fundit që la autori para se të ndahej nga jeta. Në këtë libër trajtohen 69 fiset shqiptare, me një historik të shkurtër dhe me drejtuesit e tyre. Noel Malkolm shkruante: asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më...
Kush është përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri? Si erdhi në pushtet Enver Hoxha? Kush luftoi në Shqipëri dhe kush bashkëpunoi me fashistët e nazistët? Cili është roli i Kosovës në fatet e luftës dhe të politikës shqiptare?
I frymëzuar nga copëzat e gazetave që kishte ruajtur për dy ish diktatorë afrikanë të akuzuar për kanibalizëm, gazetari Riccardo Orizio nisi rrugën për të gjetur tiranët e rënë nga pushteti në mbarë botën - për të parë nëse ata kishin fituar ndonjë perspektivë mbi veprimet e tyre ose nëse jeta dhe mendimet e tyre mund të hidhnin dritë mbi tonat. Shtatë...
Në këtë tekst janë përdorur dëshmitë e atyre ë vuajtën nëpër geto.Asnjëherë më parë, dëshmitë personale të vetë atyre që jetuan në këto geto nuk janë përdorur kaq mirë për të shkruar historinë e getove të nazizmit.?
Pas mitit të gruas tërheqëse, e dashuruar nga Çezari dhe Antoni, fshihet portreti i një mbretëreshe që përkundi një ëndërr politike: të restauronte fuqinë e lashtë të Egjiptit të faraonëve për të? qenë përkrah Romës në zotërimin e botës.
Henri Michel ekzaminon Luftën nga një këndvështrim social dhe ekonomik dhe shqyrton situatat me të cilat u përball secila palë dhe pse ata u detyruan të merrnin vendime strategjike të çuditshme dhe të vështira për tu arritur. Michel e sheh luftën nga pikëpamja e vendimmarrjes kombëtare.
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Doktori në fushën e drejtësisë Nuçi Kotta, me veprën Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek shpalos me argumenta shkencorë tezën se shqiptarët janë pasardhës trako-ilir, duke u mbështetur në dokumente të autorëve të huaj. Kjo vepër në publikimin e tij në vitin 1946, tërhoqi vëmëndjen e historianëve dhe diplomatëve të kohës si dhe qarqeve...
"Në libër, na vijnë shumë detaje e fakte për mënyrën se si janë sjellë qeveritë perëndimore me fatet e Shqipërisë. Fjala vjen, është shumë interesante dhe e paeksploruar asnjëherë deri në fund mënyra se si u copëtua territori shqiptar. Miranda na sjell një histori marramendëse të Shqipërisë në atë kohë, pa lënë mënjanë edhe përçarjet e mëdha të vetë...
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX
40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969.
Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të japë këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave tek lexuesit shqiptarë. Nëpërmjet analizës së raporteve të të dërguarve jugosllavë në Shqipëri, kuptohet se si ata e shihnin Enver Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, si dukej qendrimi i Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë dhe çfarë priste...