I ri Shqipëria dhe Jugosllavia 1945-1948 - Mitet, faktet dhe dyshimet Shiko më të madhe

Shqiperia dhe Jugosllavia 1945-1948 - Mitet, faktet dhe dyshimet

Ledion Krisafi NA0074

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të japë këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave tek lexuesit shqiptarë. Nëpërmjet analizës së raporteve të të dërguarve jugosllavë në Shqipëri, kuptohet se si ata e shihnin Enver Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, si dukej qendrimi i Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë dhe çfarë priste ai prej kësaj marrëdhënieje. Kjo është shumë e rëndësishme pasi raportet e të dërguarve jugosllavë nga Tirana dërguar udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito apo Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë përcaktonin politikën e jashtme të Jugosllavisë, edhe atë ndaj Shqipërisë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234124

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

14 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ndihmesë e çmuar në historiografinë shqiptare (nga parathënia e librit)

Libri "Shqipëria dhe Jugosllavia, 1945-1948: Mitet, faktet dhe dyshimet" i dr. Ledion Krisafi vjen pas një mbrojtje të suksesshme që autori realizoi me temën e tij doktorale para pak kohësh. Megjithëse punimi mbështetet në punime të mëparshme për këtë temë dhe, gjithashtu, në një bibliografi shumë të pasur me autorë vendas e të huaj, përsëri ai realizon ambicien për të shkuar më tej në trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro - jugosllave të periudhës 1945-1948.

Është meritë e autorit që, për herë të parë në mënyrë shkencore e plotësisht të argumentuar, të sfidojë “mite” të ngritura në paradigmën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në fushën e studimit të këtyre marrëdhënieve ka kritikë, studiues dhe historianë, të angazhuar në analizën e këtyre marrëdhënieve. Por, pak prej tyre kanë arritur t’i shmangen subjektivitetit. Një pjesë glorifikojnë apo anatemojnë emocionalisht këtë periudhë historike. Me këtë monografi, studiuesi i ri mund të radhitet në grupin e studiuesve që, duke u mbështetur në të dhëna burimore të palëve (shqiptare dhe jugosllave); të grumbullojë, identifikojë, analizojë dhe përdorë në mënyrë të suksesshme literaturën e, pastaj, të arrijë në përfundime origjinale, larg qëndrimit shabllon ‘bardh e zi’.

Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të japë këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave tek lexuesit shqiptarë. Nëpërmjet analizës së raporteve të të dërguarve jugosllavë në Shqipëri, kuptohet se si ata e shihnin Enver Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, si dukej qendrimi i Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë dhe çfarë priste ai prej kësaj marrëdhënieje. Kjo është shumë e rëndësishme pasi raportet e të dërguarve jugosllavë nga Tirana dërguar udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito apo Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë përcaktonin politikën e jashtme të Jugosllavisë, edhe atë ndaj Shqipërisë.

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish-Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të asaj periudhe, por ri-interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me Jugosllavinë por edhe me Bashkimin Sovjetik.

Autori analizon në themel marrëdhëniet dypalëshe dhe trajton dilemën për shkaqet e aleancës si formë e balancimit të kërcënimit, ndërsa të prishjes së tyre si rrjedhojë e ndryshimeve strukturore ndërkombëtare. Gjithashtu, prishja e këtyre marrëdhënieve është në një masë të madhe edhe vazhdim i balancimit të kërcënimit. Në llogaritë e politikës së jashtme që Enver Hoxha bën, interesi kombëtar zë vendin e parë dhe jo afërsia ideologjike. Duket se udhëheqësi shqiptar nuk ka iluzione për politikën ndërkombëtare dhe nuk heziton të shkojë apo të përpiqet për një farë kohe të shkojë aty ku interesat kombëtare të Shqipërisë do të shërbeheshin më mirë dhe me më pak rrezik për vetë Shqipërinë.

Interesante janë analizat se si këto ndryshime marrëdhëniesh janë perceptuar nga drejtuesit e regjimeve në të dy vendet. Ndryshe nga një pjesë e ideve të pranuara në literaturën e sotme historike, studimi gjen se faktori sistemik ndërkombëtar është shkaku më i rëndësishëm në sjelljen e jashtme të shtetit shqiptar dhe në përcaktimin e aleancave të tij specifike; porse ky faktor nuk mund të shpjegojë këtë sjellje pa marrë në konsideratë faktorë të brendshëm si perceptimi i udhëheqjes politike për kërcënimet e jashtme ndaj sigurisë së Shqipërisë dhe regjimit politik.

Shqipëria thelloi aleancën me Jugosllavinë për të balancuar balancuar fuqitë kërcënuese në rajon apo edhe më gjerë, kryesisht për rrezikun e perceptuar që i vinte rrëgjimit nga një politikë e hapur ndaj fuqive perëndimore, por edhe ra në varësi të plotë të Jugosllavisë për të njëjtin shkak: fuqisë relative inferiore të Shqipërisë dhe pamundësisë për të balancuar kërcënimin jugosllav nëpërmjet aleancave më të favorshme për Shqipërinë. Dallimi është se ndryshimet në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe fillim të Luftës së Ftohtë ishin shumë më të shpejta dhe intensive se në periudhën ndërmjet dy luftërave; në rastin e parë koha që aleanca të shndërrohej nga politikë balancuese në burim të kërcënimit ishte më e gjatë; në rastin e dytë shumë më e ngjeshur dhe e shkurtër.

Autori sjell argumente se forca përcaktuese në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk është Shqipëria, por Jugosllavia. Dhe interesat kombëtare strategjike midis të dy vendeve nuk mund të ishin të njëjta e as të përafërta dhe do të dominoheshin nga koncepti i fuqisë. Në këto kushte, është e rëndësishme të kuptohen qëllimet dhe objektivat politikës së Jashtme të Shqipërisë dhe Jugosllavisë pas luftës. Autori tregon se pavarësisht afërsisë ideologjike të Partive Komuniste në Jugosllavi dhe Shqipëri, nuk ishte kjo arsyeja kryesore pse Shqipëria ndërtoi marrëdhënie të ngushta me Jugo-sllavinë. Arsyeja kryesore gjendet tek një vështrim më realist i politikës së jashtme të Shqipërisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, një qasje që do të vazhdojë edhe në dhjetëvjeçarët në vazhdim pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.

Autori tregon se qëllimi i Enver Hoxhës dhe udhëheqjes shqiptare në skenën ndërkombëtare të pas Luftës së Dytë Botërore ishte mbijetesa dhe krijimi i një lloj mëvetësie ekonomike që do të siguronte mbijetesën. Marrëveshjet me Italinë në vitet 20-të dhe 30-të ishin shembulli i asaj që nuk duhet të ndodhte. Pavarësisht se mundësitë e Shqipërisë ishin tepër modeste, kjo tezë mbështetet mbi faktin që udhëheqja shqiptare kërkonte nga Jugosllavia atë ndihmë që do të çonte drejt një pavarësie ekonomike dhe që më vonë kërkoi po ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik. Kërkesat ndaj të dy palëve tregojnë qëllimin e udhëheqjes shqiptare. Edhe fakti që Jugosllavia nuk pranoi ta jepte, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik po, tregon se edhe nga pala jugosllave nuk ishte afërsia ideologjike që shtynte drejt marrëdhënieve të ngushta me Shqipërinë, por një këndvështrim krejtësisht realist i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Marrëdhënia ndërmjet dy partive komuniste dhe dy udhëheqësve komunistë ishte asimetrike në kuptimin e varësisë së palës shqiptare ndaj asaj jugosllave; Shqipëria gjendej përballë një pozite të vështirë ndërkombëtare si në pikëpamje legale - mosnjohja e Shqipërisë nga fuqitë perëndimore dhe problemi i kufirit në jug të Shqipërisë, po ashtu edhe në pikëpamje të fuqisë relative shprehur në kapacitetet për të mbrojtur e vetme tërësinë territoriale. Ndërkohë raportet e shpërndarjes së fuqisë në rajon dhe strukturat e aleancave të krijuara ishin të paqarta në periudhën menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht duke u fokusuar në këtë periudhë dhe në këtë situatë, autori nëpërmjet burimeve origjinale arrin të japë një analizë të qartë të gjithë kontekstit se cili ishte roli aktorëve politikë, ekonomikë, ushtarakë, ideologjikë dhe i lidershipit në marrëdhëniet dy-paleshe. Literatura e pasur, por edhe e përdorur për herë të parë në këtë libër e bën më interesante dhe shumë me interes trajtimin e kontekstit të marrëdhënieve midis vendit tonë dhe Jugosllavisë në periudhën 1945-1948.

Libri është shkruar plot realizëm е pasion. Libri dо të jetë një ndihmesë e çmuar në historiografinë tonë.

Lexim të mbarë!

Prof. dr. Kristaq Xharo

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe410
ISBN9789928234124
RedaktoriProf. dr. Kristaq Xharo, prof. dr. Pajtim Ribaj
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriBallkani