Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
E treta "sublimis cantica" - sic e quajti autori i saj me vetedije dhe bukuri te thelle, - permban ne vetvete dicka te paperseritshme, qe e dallon nga te gjitha krijimet e tjera te letersise
Ky eshte vellimi i pare me poezi i Agron Tufes qe rikthehet pas shume vitesh tek lexuesi me nje ribotim
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e letërsisë kineze, portretizon se si djali i llastuar i një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë.
Në qendër të kësaj sprove është procesi kompleks që shndërroi emrin e një krahine të ngushtë të fasadës adriatikase, të lokalizuar në atë që sot është Shqipëria e Mesme, në një emërtim territorial etnik.
Ky eshte libri i pare qe i kushtohet nje procesi te jashtezakonshem per rindertimin e Shqiperise ne fillimet e sistemit komunist, ku pati edhe kosto te jashtezakonshme njerezore dhe politike per njerezit qe moren pjese ne kete projekt simbolik te vendit qe po shkonte drejt lindjes komuniste
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
Sadik Bejko eshte nje nga emrat me te njohur te poezise bashkekohore shqipe. Ai vjen para lexuesit me nje permbledhje poetike, ku eshte grumbulluar e gjithe krijimtaria e tij me e mire
“Liria ime” nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit te keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
Ndërkohë që i shoqi ka emigruar ilegalisht në Greqi, Lora vret djalin e saj 9 vjeçar... Një rrëfim i jashtëzakonshëm që na zhyt në tragjizmin e përditshëm të një vendi në kaos dhe rropatje mbijetese.
Përmbledhja e poezive “#Liria~a(f.)” është një eksplorim poetik i konceptit të lirisë në botën post-faktuale. Me pikënisje nga thurrje digjitale të kohës, ku liria është zgjedhje, Shqiptar Oseku i ndjek lakimet e kësaj fjale nëpër trajta dhe gjini të gjuhës. Ky kërkim introspektiv i tij i flet edhe lexuesit, pse disa zgjedhje janë të shkruara me një...
Zija Cela vjen para lexuesit me nje roman, te cilin e kishte shkruar me shume se 30 vite me pare. Shtepia Botuese Onufri e riboton romanin, i cili vleresohet se beri nje kthese ne letersise bashkekohore shqipe
Rrëfenja “Syri i keq” e Mary Shelley-t është e pazakontë në korpusin e veprës së saj për mjedisin shqiptar ku ndodhin ngjarjet. Ajo ka si epigraf vargjet e “Shtegtimet” e “Çajd Haroldit” të Lord Bajronit dhe ka si personazh kryesor shqiptarin, Dhimitrin, i cili, ashtu si malësorët shqiptarë që përshkruan Bajroni, është një “malësor i egër me fustanellë,...
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Studiuesi dhe shkrimtari Zejnulla Rrahmani vjen perpara lexuesit ne Shqiperi me nje permbledhje me tregime, gje qe shpalos nje dimension tjeter te ketij personaliteti te shquar te kultures shqiptare ne Kosove