Ky set perfshin librat e dy autoreve...
Shtepia botuese “Onufri” ka sjelle ne nje format tjeter te gjithe krijimtarine e shkrimtarit te shqua, Ismail Kadare, permbledhur ne 7 vellime, te cilat jane botuar nen kujdesin e vete autorit. Jane 75 vepra te Kadarese te perfshira ne kete kolane, ku jane vendosur romanet, tregimet, poezite, eseistika dhe intervista te ndryshme.
E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët, studim historik prej Vassa Efendi, përkthim nga frengjishtja dhe komentim prej Mehdi Frashërit. Ky botim anastatik është mbështetur mbi përkthimin e veprës nga Mehdi Frashëri të shtypur në Tiranë më 1935ën.
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë,...
Në qendër të kësaj sprove është procesi kompleks që shndërroi emrin e një krahine të ngushtë të fasadës adriatikase, të lokalizuar në atë që sot është Shqipëria e Mesme, në një emërtim territorial etnik.
Ky është një botim i rrallë me të dhëna rreth bibliotekës françeskane, e cila konsiderohet një pasuri me vlera të jashtëzakonshme kombëtare për librat që përmban, dorëshkrimet e ruajtura dhe dokumentet me vlera të rralla historike
Luigj Marlekajt është njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së shekullit të XVII, gjë që dëshmohet më së miri edhe në studimin e tij monografik Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës se tij. Kjo është një punë kolosale e një njeriu të përkushtuar. Prandaj kjo vepër është referenciale për të kuptuar Bogdanin dhe Shqipërinë e asaj periudhe..
Për herë të parë një botim i plotë për Ismail Qemalin si LIDERSHIP Një libër që duhet ta ketë çdo shqiptar në bibliotekën e tij! Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri non-fiction, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Teza ime në thelb lidhet me periudhën para-Helene, ndërsa në mënyrë plotësuese lidhet me periudhën arkaike. Ajo synon të studiojë trashëgiminë kulturore të së kaluarës lidhur me origjinat e qytetërimit Grek nëpërmjet referimit te Pellazgët.
Vincezo Dorsa eshte nje nga personalitetet me te shquara te diaspores shqiptare ne Italine e Jugut. Me kete studim sjell artefakte mbi shqiptaret dhe hedh bazat solide per rilindjen e shqiptareve ne fund te shekullit te XIX
Një eksplorim –si ndërpersonal, ashtu edhe i thelluar i një rajoni historikisht të trazuar, i cili ndodhet përsëri në pikë kritike të udhëkryqit global- që mbart zbulesa thelbësore mbi të ardhmen.
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai...
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.
Lexuesit, por edhe studiuesit tashma kanë mundësi të njihen me ketë përpunim të Kanunit të Lekë Dukagjinit për ta lexue, por edhe për të ba krahasimet me botimin anastatik të kanunit të vitit 1933. Kanuni, botimi i dytë ashi i pajisun me nji aparat kritik, tue ndjekë metodën filologjike bashkëkohore. Edhe Kanuni i vitit 1933 gjendet pranë Botimeve...
Dictionarium latino-epiroticum (Romæ 1635) per R. D. Franciscum Blanchum është ribotim i plotë, autentik, i plotësuar me shënime dhe studime nga studiuesi i njohur Bardhyl Demiraj. Si i tillë, ky libër vjen në ndihmë të gjithë ata që duhet të studiojnë tekstin, por edhe raportet mes shqipes dhe latinishtes
"Ky është një botim me vlera të rralla i bazuar në dokumentet arkivore të administruara 25 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Autori ka konsultuar dosjet në Arkivin Qendror të Shtetit dhe ka sjellë botimin në dy pjesë: Kremtimet e 25 vjetorit të pavarësisë dhe profilet e 800 veteranëve që kontribuan për pavarësinë e Shqipërisë."
Ky është një nga librat më të thelluar për studimin e historisë, shoqërisë dhe kulturës shqiptare nga albanologu Robert Elsie. Është nga veprat e fundit që la autori para se të ndahej nga jeta. Në këtë libër trajtohen 69 fiset shqiptare, me një historik të shkurtër dhe me drejtuesit e tyre. Noel Malkolm shkruante: asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më...
Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
Të thonë kush të thonë e shkado qi të thonë, këso here po më kande me hjekë pëlhurën e me e zbulue të vërtetën. Pra, kam me i diftue faktet lakuriq, sikur janë kenë. - Dom Ndoc Nikaj
Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, “Dottrina christiana” (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të vepri- mtarisë të tij,...
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e...
Një përshkrim i detajuar i Shqipërisë nga Diktatura në Demokraci, ku përmes dokumentesh, arkivave të deklasifikuara dhe dëshmive personale autori trajton në mënyrë origjinale, pa pasion, raportet mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kush do të kuptojë përmasën reale të legjitimitetit të elitës politike shqiptare dhe sjelljen ndaj fuqive të mëdha, duhet ta lexojë...
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë shqiptare.
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është Kodikët kronografikë të Shqipërisë (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare)
Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.