I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.
Një histori dashurie e veçantë, mbresëlënëse dhe frymëzuese... Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë.Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë.Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe,Aleksandër Belov, është ende...
Autori lundron mes tragjedisë dhe fantazisë. Me një penë të rrjedhshme dhe me një stil të rafinuar ai himnizon lirinë dhe vëllazërinë.
Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton.
Kalorësi i Bronztë është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë?
Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve.
“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.
Historia e lashtë dhe alkimia ndërthuren për të na mbushur me emocione ankthi në këtë triller historik të jashtëzakonshëm".
Një libër tronditës, vizita në një prej kampeve të vdekjes dhe rizgjimi i imazheve të papërballueshme të përshkruara me një analizë tejet fisnike dhe një saktësi mëse rrëqethëse
Ngjarje e ndërthurura me motive mitologjike nga më të ndryshmet, lidhen me njëra-tjetrën si shtigjet e një labirinti, në qendrën e të cilit është misteri i dosjeve, shprehje të marrëzisë së kontrollit totalitar.
“Dosja H.” u botua së pari në revistën “Nëntori” më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare
Një roman i bërë bestseller në mbarë botën, bazuar në autobiografinë e vetë autorit, që frymëzoi një ndër filmat më të famshëm të regjisorit Steven Spielberg. Ballard, i konsideruar si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, është kthyer tashmë në një kult
Persepolis paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve trullosëse midis jetës publike dhe private në Iran. Sytë fëmijëror të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti dhe të luftëtarëve martirë.
Elvira Dones shkruan me një stil të pastër dhe të freskët, duke ngritur pyetje dinake mbi kulturën, artin dhe, mbi të gjitha, mbi gjininë.
Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...
Përmes personazheve të Maries, Ndreas, Lleshit apo Xhevries në Verriun e Shqipërisë, autori na flet për një shoqëri egoiste që i tjetërson kuptimin togfjalëshit ji i lirë. Ndonëse ishte ideuar si skenar filmi, autori pohon se në thelb ka përcjellë sintezën e gjurmëve që la pas gjakmarrja, ideologjia dhe burgjet e komunizmit.
Vuk Drashkoviç është ndër emrat e njohur jo vetëm në diplomacinë dhe politikën serbe, por edhe në letërsinë e atij vendi. Përkthyesi Nikolla Sudar ka sjellë në shqip romanin "Gjykatësi" si një mundësi që të komunikojmë ndryshe me kulturën e atij vendi, por edhe si një rast për të kapërcyer konfliktet shekullore. Është një sprovë që arti flet me gjuhë tjetër.
Dashuria është gjëja më e pastër që njeriu mund të ketë dhe të përjetojë gjatë jetës së tij. Këto gjendje dhe ndjesi shtron autori Lucgjonaj, i cili luan me vëmendjen e lexuesit. Ai e di se çfarë e mban të mbërthyer lexuesin mbas tekstit: pikërisht pezulli dhe kaosi. Lënia pezull e ngjarjeve, ndjesive i krijon lexuesit ndjenjën e përshtjellimit si dhe...
Bota po shkon drejt një çoroditjeje më të madhe dhe në disa fusha njëherësh çoroditje intelektuale, çoroditje financiare, çoroditje klimatike, çoroditje gjeopolitike, çoroditje etike.
"Kamarja e turpit" ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet...
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...
Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë
Romani që ndenji 8 vjet i kyçur në një bankë të Parisit, në aventurën për ti shpëtuar censures së sistemit komunist. “Arratisja e tij drejt Francës me autorësi të rreme dhe rikthimi te lexuesi si një roman anti-socrealist..
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me...
Muret e Krujës roman historik me autor Gjergj Zhejin. Një nga romanet më interesantë shkruar për figurën e Skënderbeut, tashmë nën një konceptim të ri. Një roman i kohës, që të fton të endesh në të shkuarën që duket aq afër.
Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar, dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historira, letra, dhe raste në arkiva dhe në intervista, gjatë dhjetë viteve studim të historisë ruse.