Familja Robinson, ndërrmer udhëtimin e saj drej Paqësorit. Pas një aksidenti, familja e gjen vetën në një ishull të madh.
Saga “Udhëtarja e kohës”, nga Diana Gabaldon vjen në shqip me vëllimin e parë. Një cift që kërkojnë ti japin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre pas luftës. Por rrugës gjërat komplikohen dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh, ne dy jetë të largëta.
Ky roman frymëzohet nga qëndrimi i balerinës së famshme franko-amerikane në Sarandë në vitin 1913, në kohën e Luftës Ballkanike kur në brigjet shqiptare vërshuan shumë shqiptarë të zonës së Janinës e Camërisë të pushtuar nga ushtritë turke e greke.
Botohet vëllimi i dytë të romanit “Shantaram”, një vepër madhështore nga Gregory David Roberts.
Në romanin “Burgosja e poetit Ovidius” shkrimtari rumuno-shqiptar Liviu Lungu i referohet një fakti historik. Në vjeshtën e vitit 8 p. K., me një vendim të perandorit Augustus, poeti i famshëm klasik romak Publius Ovidius Naso mërgon në Tomis (Konstanca e sotme, Rumani), në brigjet e largëta të Detit të Zi. Edhe sot, arsyet e mërgimit të poetit janë të...
Përgjatë gjithë "Armëpushimit", kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.
Romani “Kënga e zogjve të egër” me autor Enes Karić i vendos ngjarjet në Sarajevën dhe Bosnjën e fundit të shekullit të XVI. Në atë kohë Perandoria Osmane provoi disa humbje nga ushtritë e bashkuara të forcave europiane. Këto humbje ndikuan në radikalizmin fetar, duke sjellë ndërkaq edhe ndryshime sociale, të cilat lanë gjurmë në jetën e atëhershme të...
Jovan Nikolaidis flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku...
Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërrinin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet...
Një botë e errët që shfaqet në njohjen e një të riu për seksin përmes një realiteti tmerrues, me prostitucion dhe krime. Këtu gjendet Filipi i cili nuk mundet të ndryshojë asgjë
“Fëmijët e Hansenit” të Ognjen Spahić – fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, 2104 – përmes metaforës brilante komunizëm-lebër, autori sjell me elegancë, por pa mëshirë, pamjet e një bote që lexuesi i ka ndeshur me përmbysjen e regjimeve totalitariste, frikën për ta thënë deri në fund të vërtetën, trishtimin, humorin dhe horrorin në kohë krizash. Është...
Ky roman duke përshkruar marrëdhëniet e një fotografeje shqiptare me një të dashur francez në Paris, tenton një kërkim të historisë së tablosë së famshme Gustave Courbet « Origjina e botës », ku piktori ka pikturuar seksin e femrës.
Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë. Nëpërmjet rrëfimit, si çelës për të hapurt portat e lirisë individuale përballë botës dhe marrëdhënieve kulturore, ai çlirohet nga...
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati.
Romani "Vajza përtej murit" është historia tragjike e një dashurië të pamundur e vëndosur në Janinën e kohës së Ali pashës. Por dashuritë nuk kanë kohë dhe vëndndodhjë. Të gjithë kemi pasur dashuri të ndaluara që, në një mënyrë apo një tjetër, kanë ndikuar në jetën tonë për të kuptuar pse kjo botë është e mbushur me ndalime dhe paragjykime të të gjitha...
Historia e vecantë e jetës së një gruaje, e vendosur në tri periudha kohore: monarki, Luftën e Dytë Botërore dhe komunizëm; sfida që ajo i bën shoqërisë dhe moralit të saj fals në emër të një dashurie të madhe. Një histori për të gjitha gratë që sfidojnë kohën e tyre, një histori për të gjithë burrat që u qëndrojnë pranë.
Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man’s land mes dy vendeve. Por me kalimin e kohës, nga problemi vetjak ai nis përsiatjet mbi fasadën e marrëdhënieve mes...
...udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit.
Që prej librit me poezi "Këngë nga koha e keqe" (1993) tek tjetri "Arkitektura dhe diktatura" (1997) apo te romani "Kuja e kohës" (2000) edhe te ky roman që paraqesim sot, Petraq Kolevica ka përshkruar me vërtetësi tronditëse bëmat e mbrapshta të sundimit komunist në Shqipëri.
Romani Pëshpërimë Gruaje është një fiksion që i vendos ngjarrjet në vitet 80- të në regjimin totalitar shqiptar dhe trajton rrugën e individëve nga një kolektivitet mbytës drejt lirisë. Megjithe terrorin e friken ideali i lirisë, ka mbijetuar githmone edhe në diktaturat më të ashpra. Review e Mandi Gueguen rreth këtij romani e gjeni tek linku këtu
Në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet, ushtari amerikan me shërbim ne Irak, Logan Tibolt, gjen fotografinë e një gruaje. Një fotografi që në muajt në vazhdim i shërbeu si hajmali në terrenet e vështira të luftës.Pas kthimit në shtëpi në Kolorado, Logan vendos të gjejë gruan e fotografisë,
Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në...
Sëmundja ime ishte aq e rrallë, po aq sa ishte e dëgjuar. Kryesisht isha alergjike ndaj botës së jashtme. Nuk dilja nga shtëpia, nuk kisha dalë për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Të vetmit njerëz që kisha parë ishin nëna ime dhe Karla, infermierja.
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
Eshtë një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje.
Treni i Jugut, me qëndrimin ndaj hebrenjve spikat si një vepër letrare e mbështetur jo vetëm në një truall real ngjarjesh, por edhe në etnotipin dhe humanizmin e njohur të shqiptarëve
Në kapitujt e këtij romani mbizotëron pasqyrimi dhe interpretimi i figurës së mbretëreshës Teutë në relacione të reja rrëfimore