Kërko më tej
Subcategories
Studiuesi dhe romancieri Ndue Uka vjen me nje tjeter vellim me poezi para lexuesit te tij, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
Poeti Niko Kacalidha, i cili jeton dhe krijon ne Greqi, vjen para lexuesit shqiptar me nje permbledhje te re poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
Një eksplorim –si ndërpersonal, ashtu edhe i thelluar i një rajoni historikisht të trazuar, i cili ndodhet përsëri në pikë kritike të udhëkryqit global- që mbart zbulesa thelbësore mbi të ardhmen.
Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.
“Jemi gjallë gjer në mbrëmje” matet me kohën e pakohë të jetës dhe plotëson, por nuk e mbyll udhëtimin e frymës në tempujt që i kemi gjithmonë me vete: trupin, shpirtin dhe hapësirën mes tyre. Një udhëtim i vetëdijshëm përbrenda, i zhvilluar në kohë paqeje e kërkimi shpirtëror: kohë kur plagët shkaktuar prej furtunave (tashmë të mbyllura) vijojnë të...
“Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” shenjon kapjen pas jetës, frymës dhe tregon se gjithçka prekim e na prek lë shenjë në ne (e anasjellë).
Fill” dëshmon rënien e krijesës në ujë dhe daljen e saj në breg shëndoshë e mirë, me ndihmën e një filli që përgjatë udhëtimit, lundrimit, betejës merr forma e rëndësi të ndryshme, por mbetet gjer në fund shpëtimtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë poezia shqipe nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Librit “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, së vërtetës, marksizmit, politikës, post-modernizmit, hegjemonisë, funksionit dhe thelbit. Me këtë libër autori mori Çmimin për veprën më të mirë studimore të vitit 2022 në Panairin e 25-të të Librit të Tiranës në vitin 2022
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt
Bëhuni njësh me mendimet më të thella të fëmijës tuaj dhe përpiquni të jeni prindi që doni.
Libri, i shkruar si një vepër historike, shpesh trajtohej si doracak për ngjarjet që po shpaloseshin ne Evropen Lindore. Në të vertete, ajo çka pa bota në Krime dhe Ukrainen lindore në pranverën dhe verën e vitit 2014 ishte vazhdim i shpërbërjes dramatike të Bashkimit Sovjetik, që pati nisur njëzet e tre vjet më parë.
Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t'ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauço dhe maska, është një nga peizazhet themelore të shekullit XX. “Libri i librave” ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it...
Libri "Mjete dhe armë" i Brad Smith, i cili është presidenti i Microsoft, flet për sfidat dhe mundësitë që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë në botën tonë, duke u përqendruar në aspektet e sigurisë, privatësisë dhe përdorimit etik të teknologjisë.
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme
Ky libër do të ketë ndikim në shumë fusha të ndryshme dhe duhet të bëhet tekst bazë për këdo që është i interesuar të dijë më shumë për politikën, shoqërinë dhe gjendjen në të cilën ndodhet bota jonë.
Realiteti ku jetojmë vishet në këtë libër me vellon fine dhe të fisme të humorit që të mos duket ashtu lakuriq e i shëmtuar siç shfaqet shpesh në përditshmërinë tonë.
Një libër që sjell kujtimet miqve, të familjarëve dhe kolegëve për Paulin Selimin, një shkrimtarët më të njohur të humorit shqiptar.
"Hoteli përbri kishes", është pasqyrë e kohës që e lindi, shëmbëlltyrë e nje tranzicioni të trazuar, ku personazhet përndiqen nga paranoja, heshtja vetmia, pafuqia dhe që shkojnë drejt fundit të tyre me dhimbje, me brenga. por sidoqoftë të heshtur dhe të bindur.
"Librat e mirë janë si qenie të gjalla, madje herë-herë edhe mbitokësore. I tillë është për mua “Midis krimeve dhe mirazheve” i shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj. Ky është libri që më përpin si rrallë ndonjë tjetër. Kjo para së gjithash për rëndësinë përcaktuese të ngjarjeve në historinë e një vendi dhe të një kombi që u kushtohet, por edhe për...
Kjo vepër e Victor Hugo-së kushtuar Shekspirit, vjen në shqip për herë të parë. Vjen si një amanet e një dëshirë e fundit e tim gjyshi, si një akt lirie më shumë se letërsi. Ajo shënon në dy rrafshe konvergjente kohën dhe realitetin e pamundshëm në të cilin u realizua dorëshkrimi i këtij përkthimi e mbi të gjitha përzgjedhjen kuptimplote të tij, prej një...
Fitues i çmimit “Pulitzer”, libri “Kleopatra” sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit. Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e...
Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore
Një libër i jashtëzakonshëm që çliron një otë plot potencial lumturie dhe arritjesh personale për ju. Përmban grafikun e suksesit që do t’ju shoqërojë në transformimin e jetës tuaj.